Lubonja thotë se është e vendosur për të mbrojtur dinjitetin e saj, dhe se kërkon nga qytetarët që të ndalojnë “baltosjen” e emrit të saj. Lidhur me filmimet, ajo thotë se nuk ka patur dijeni, nuk ka dhënë pëlqim të filmohet, të rregjistrohet apo që materiale intime të shpërndahen, të shiten ose të publikohen.
Monika Lubonja ka reaguar pas publikimit të videove intime të kompozitorit Adi Hila, duke deklaruar se nuk ka pasur dijeni dhe nuk ka dhënë pëlqimin për t’u filmuar apo regjistruar. Në një reagim publik, ajo shprehet se i është cenuar privatësia dhe bën të ditur se i është drejtuar drejtësisë.
Lubonja kërkon që të ndalet ajo që e cilëson si “baltosje” ndaj saj në emër të një “morali kolektiv”, ndërsa thekson se dinjiteti i një njeriu nuk mund të zhbëhet nga tradhtia e dikujt të cilit i ka besuar.
“Nuk kam patur dijeni, nuk kam dhënë pëlqim të filmohem, të regjistrohem apo që materiale intime të shpërndahen, të shiten ose të publikohen. Kam dashur dikë dhe kam besuar. Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhënë. Më dhemb që besimi im është kthyer në armë kundër meje”, shkruan ajo.
Aktorja u drejtohet edhe mediave, të cilave u kërkon të respektojnë privatësinë e saj dhe të mos publikojnë materialet intime.
Një apel Lubonja i drejton edhe opinionit publik, duke kërkuar që dhimbja e saj të mos kthehet në argëtim dhe që të mos gjykohet për besimin që i ka dhënë një personi “të pabesë”.
Ajo njofton gjithashtu se ka zgjedhur rrugën ligjore dhe se do ta ndjekë çështjen deri në fund.
“I jam drejtuar drejtësisë dhe do ta ndjek këtë rrugë deri në fund. Dinjitetin tim dhe pabesinë nuk ia fal askujt që përdori jetën time. Do e ndjek ligjërisht dhe jam e sigurt që e vërteta do flasë”, shprehet Lubonja.
Aktorja shkruan gjithashtu se, i kërkon Zotit forcë për ta përballuar këtë situatë dhe shpreh besimin se drejtësia do të bëjë punën e saj.









