
Si po kthehen berberët në “psikologë” për burrat
Në një berberhane të vogël në Brixton, në jug të Londrës, jeta e burrave po ndryshon. Jo vetëm përmes një modeli të ri flokësh apo rregullimit të mjekrës, por edhe duke folur hapur për shëndetin e tyre mendor. “Burrat u besojnë berberëve dhe shpesh ndajnë me ta gjëra për të cilat ndoshta nuk do të flisnin me partneret apo miqtë e tyre”, tha për Euronews Health Ben Theophanous, pronar dhe bashkëthemelues i Curfew Grooming. “Marrëdhënia mes tyre








