Reperi Drake reklamon zinxhirin gjigant me shqiponjën dykrenare

Facebook
WhatsApp

Drake shfaqet me simbolet shqiptare për të disatën herë. Në një projekt të mëparshëm, ai mbante veshur një xhaketë të kuqe, e cila kishte në shpinë shqiponjën dykrenare. Deri më tani, artisti me famë botërore nuk ka dhënë asnjë shpjegim të arsyeve përse i mban simbolet shqiptare.

Reperi i njohur Drake ka tërhequr vëmendjen e fansave duke ekspozuar një varëse ari me simbolin e shqiponjës dykrenare shqiptare, të kombinuar me varësen karakteristike me logon e bufit të markës së tij OVO. Zgjedhja e këtij simboli ka nxitur diskutime për një kuptim të mundshëm pas tij.

Shqiponja dykrenare është një nga simbolet më të rëndësishme të identitetit kombëtar shqiptar, e lidhur historikisht me flamurin dhe simbolikën e shtetit shqiptar. Në disa interpretime, dy kokat janë lidhur edhe me idenë e bashkimit mes gegëve në veri dhe toskëve në jug të vendit.

Por vëmendja është përqendruar edhe te një teori më e veçantë, që lidhet me marrëdhënien muzikore mes Drake dhe reperit Future. Disa fansa pyesin nëse simboli mund të jetë një referencë simbolike ndaj bashkimit të tyre, duke e lidhur Drake me veriun, për shkak të origjinës së tij nga Toronto, ndërsa Future me jugun, përfaqësues i Atlantës.

Drake shfaqet me simbolet shqiptare për të disatën herë. Në një projekt të mëparshëm, ai mbante veshur një xhaketë të kuqe, e cila kishte në shpinë shqiponjën dykrenare. Deri më tani, artisti me famë botërore nuk ka dhënë asnjë shpjegim të arsyeve përse i mban simbolet shqiptare, të cilat në çdo rast priten me entuziazëm nga fansat në Shqipëri dhe në trojet etnike.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick