Ori u shpreh “e zhgënjyer” nga Arbana, reagon moderatorja…

Facebook
WhatsApp

Duket se pakënaqësia mes Ori Nebijajt dhe Arbana Osmanit është më e hershme. Në korrik të këtij viti, e ftuar në një emision tjetër, Ori përmendi emrin e Arbanës kur u pyet se cilin person kishte larguar nga jeta e saj,

Ori Nebijaj ka bërë një deklaratë të papritur adresuar moderatores Arbana Osmani, duke ngjallur edhe reagimin e kësaj të fundit.

Gjatë një bisede me Jonida Maliqin në emisionin “Goca dhe gra”, Nebijaj u pyet se cili ishte ai personazh që shfaqet ndryshe në ekran nga mënyra se si sillen në jetën reale.

Përgjigja e saj ishte e menjëhershme, duke përmendur Arbanën, për të cilën tha se është “e zhgënhyer”.

“Një nga personazhet e medias që realisht për mua është tjetër gjë në ekran dhe është tjetër gjë si individ, është Arbana Osmani, që më ka zhgënjyer”, u shpreh moderatorja.

Pas kësaj deklarate, edhe Arbana duket ka reaguar ndonëse duke mos e përmendur direkt Orin.

“Njoh njerëz që më mbajnë mëri për gjëra që ata vetë më kanë bërë mua”, ka shkruar në një postim Arbana.

Duket se pakënaqësia mes Ori Nebijajt dhe Arbana Osmanit është më e hershme.

Në korrik të këtij viti, e ftuar në një emision tjetër, Ori përmendi emrin e Arbanës kur u pyet se cilin person kishte larguar nga jeta e saj, duke treguar se ato nuk komunikonin më.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick