Deputeti socialist ngriti shqetësime për decentralizimin dhe kompetencat e bashkive, duke theksuar se një pjesë e përgjegjësive janë transferuar te pushteti vendor pa fondet e nevojshme.
Deputeti socialist Erion Braçe ka kundërshtuar në Kuvend propozimin e PS për hartën e re territoriale. Gjatë fjalës së tij, Braçe tha se ndarja e re territoriale shkel parimet mbi të cilat duhet të bëhet një reformë dhe se ka pasur mungesë transparence gjatë hartimit të draftit.
Sipas Braçes, kompetencat që u janë lënë bashkive janë të pakta dhe banale. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Braçe u shpreh se ky projektligj nuk ndryshon kufijtë, por jetën e njerëzve të prekur nga ky ndryshim. Ai kërkoi më shumë transparencë mbi kriteret ekonomike dhe financiare që kanë shërbyer për hartimin e projektligjit.
Më tej, deputeti socialist ngriti shqetësime për decentralizimin dhe kompetencat e bashkive, duke theksuar se një pjesë e përgjegjësive janë transferuar te pushteti vendor pa fondet e nevojshme. Në lidhje me këtë, ai furnizimin me ujë, menaxhimin e ujërave të ndotura, mirëmbajtjen e rrugëve dhe zhvillimin rural.
Në fund, ai tha se reforma duhet të mbështetet në parime të qarta dhe jo vetëm në interesa elektorale. Kjo ndërsa kërkoi që bashkitë të kenë më shumë kompetenca dhe burime financiare për të ushtruar përgjegjësitë e tyre.
Pjesa nga fjala e Erion Braçes:
Poliçani nuk e kisha dëgjuar kurrë më parë përveçse në 92 kundërshtonin mbylljen e Kombinatit. Mundësinë e tyre të jetesës. Në vijim njerëz të tjerë edhe nga ato nga Poliçani, Ura Vajgurore, Kuçova më dhanë punë nderin e pafund për të përfaqësuar në kuvend ata.
Për 12 vite me radhë të tjerë njerëz në Divjakë, Lushnjë më dhanë punë dhe nderin për të punuar me ta dhe për ta. Kam jetuar u jam pafund mirënjohës. Kush mirënjohjen nuk e njeh lidhje me këta njerëz nuk e ka kuptuar. Është marrëdhënie njerëzore kush nuk e ka nuk e kupton. Në territor janë bërë eksperimente. Qeverisa vendore për shkak të qeverisjes larg nga qytetari, ai është pushteti i qytetarit. E kam dëgjuar se kemi patur një angazhim elektoral në zgjedhjet e 2005.
Edhe kjo hartë që me gjasë do ndryshojë do marrë fuqi nga 2031, këto mësova sot paradite. Qëndrueshmëria e reformave nuk vjen nga vota, por nga parimet. Parimet janë shkelur. Nuk janë zbatuar kudo në territor të vizatuar nga kjo hartë dhe kjo u tha hapur.
Ne me këtë ligj ndryshojmë jetën e njerëzve në 15 bashki. Jo kufijtë. Ndryshojmë jetën dhe në bashki të tjera. Kaq me lehtësi e marrim këtë fakt ndryshimin e jetës së njerëzve që kanë bërë plane për jetën e tyre. Nga fëmijët e me radhët, shkollimin e tyre, punën të ardhurat. Bie dakord që populli ushtron sovranitetin përmes të përfaqësuesve me votë.
Që të ndodhë kjo duhet transparencë për të dhënat, aktet vendimet, transparencë efektive jo hedhja e letrave mënjanë. Transparencë efektive nuk ka patur. Edhe brenda një grupi ,as në nivel grupi, në nivel profesional .kriteret që justifikojnë këtë ligj janë me karakter ekonomik dhe financiar. Mes lumit të informacionit që nuk u nda me ne do të ishte e udhës që informacioni te ishte korrekt, Arbër. I referohesh kompetencave të bashkisë që nuk i kanë përmbushur. Nuk ishe korrekt me çfarë the.
Një pjesë e madhe janë formale, banale. Këto kompetenca u transferuan pa buxhet apo me buxhet. A mund të flasë? Kërkon kohë edhe më shumë. Prodhimi transmetimi me ujë të pijshëm është kompetencë e bashkive. Seriozisht e thoni këtë a kemi ndërtuar ca sh.a atje.
Mbledhja e ujërave të ndotura. Ne na mbysin lumenjtë në Divjakë, Lushnjë. Janë në administrim të qeverisjes qendrore. Mirëmbajtja e rrugëve. E mbani mend sa lek transferuam. Dua të ndalem. Te thelbi. E kemi patur në program një reformë jo thjesht ndarje elektorale aty flitet për decentralizim. Edhe për shndërrimin e bashkive në agjentë ekonomikë.
Zhvillimi rural, bashkitë kanë 6 kompetenca pjesa më e madhe i zotëron qeverisja qendrore. I bëjnë drejtoritë e bujqësisë, nuk e bëjnë bashkitë. Ata kanë paratë bashkia jo. Mbylle s’ka gjë se kam zë kam ngrënë vezë.
Braçe kërkoi të vijonte me shembuj konkretë nga infrastruktura dhe financimi vendor, por në këtë moment ndërhyri drejtuesja e seancës, Evis Kushi, duke i ndërprerë fjalën me argumentin se kishte përfunduar koha e përcaktuar për diskutimin.









