Por Vuçiç sulmoi edhe kongresmenin e njohur amerikan Joe Wilson, të cilin e quajti si mercenar të paguar të shqiptarëve. Ky i fundit kishte publikuar dy ditë më parë në platformën sociale X, letrën që diaspora serbe i kishte dërguar, duke shprehur shqetësimin për pengimin apo manipulimin e votës së diasporës.
Aleksandër Vuçiç, presidenti i dorëhequr i Serbisë ka sulmuar ashpër bashkimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës për zgjedhjet parlamentare.
Në një intervistë për median Informer në Beograd, ai e quan këtë zhvillim si vepër të “armiqve të Serbisë”.
“Tani për zgjedhjet, partitë shqiptare janë të bashkuara për herë të parë, sepse i bashkoi jo vetëm Kurti, por edhe të tjerë nga jashtë. Për herë të parë, të gjithë shkojnë së bashku, e vunë më të keqin dhe më të ligun midis tyre, Shaip Kamberin, në krye të listës. I bashkuan të tre partitë për të filluar çështjen e të ashtuquajturës Luginë të Preshevës dhe mendojnë se po e ngrenë atë përmes këtij mercenari të tyre, Joe Wlson.
Është pikërisht ai për të cilin N1 dhe studentët e rremë këtu janë krenarë, një mercenar klasik i shqiptarëve si Menendez. Ata do të kalojnë përmes tij, atje do të pranohen nga ambasadorë të ndryshëm. Po përpiqem shumë dhe nuk do t’i lejoj ta bëjnë këtë”, deklaroi Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë.
Ai pati një koment kritik për kryeministrin shqiptar, Edi Rama, ndërsa përmendi ‘Revolucionin Flamingo’, Ballkanin e Hapur dhe cili prej tyre është më i preferuari nga ndërkombëtarët.
“Arsyeja e parë ishte se duhej shkatërruar Open Ballkan, sepse Ballkani nuk duhet t’u përkasë këtyre popujve. Edi Rama nuk është sipas qejfit të tyre, është tepër i pavarur. Ata e kanë më për zemër atë sesa mua. Unë jam krejtësisht i pavarur, ndaj njerëz të tillë nuk më duan aspak, megjithëse më respektojnë. Më shumë u pëlqejnë ata në Mal të Zi. Ku bëjnë këta një shenjë, ata hidhen menjëherë për ta zbatuar”, tha Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë.
Por Vuçic nuk u ndal vetëm në këto sulme, pasi sulmoi edhe kongresmenin e njohur amerikan Joe Wilson, të cilin e quajti si mercenar të paguar të shqiptarëve. Por çfarë ndikoi në këtë reagim të çmendur të Vuçic ndaj kongresmenit Wilson?
Në fakt ky i fundit kishte publikuar dy ditë më parë në platformën sociale X, letrën që diaspora serbe i kishte dërguar, duke shprehur shqetësimin për pengimin apo manipulimin e votës së diasporës serbe.
Ai gjithashtu akuzoi Kroacinë se po kërkon të ndërhyjë në çështjen e Vojvodinës në Serbi. Gjatë intervistës, Vuçiç e krahasoi disa herë veten me Sllobodan Millosheviçin, ish liderin serb që ndërmori luftëra gjenocidiale në ish- Jugosllavi. Bartësi i listës “Serbia e Bashkuar”, Aleksandër Vuçiç foli edhe për luftëra të mundshme duke përsëritur frazën se të gjithë po armatosen në rajonin tonë.
Vuçiç shpërndau Kuvendin e Serbisë dhe shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 25 tetorit. Më 5 shtator, Partia Progresive Serbe e propozoi njëzëri si kandidat për kryeministër dhe bartës të listës zgjedhore, duke konfirmuar se ai do të udhëheqë fushatën e partisë në zgjedhjet e ardhshme.
Prej muajsh, Vuçiç përballet me protestat e studentëve dhe opozitës, të cilët kërkojnë zgjedhje të parakohshme dhe përgjegjësi politike pas tragjedisë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 persona.









