Sekuestrohet telefoni i ‘Tan Leprit’, dyshohet si sekser i Ballukut!

Facebook
WhatsApp

Biznesmeni i njohur dyshohet se ka shërbyer si lobues, me kompanive dhe drejtuesve në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, për fitimin e tenderave, ku një prej bizneseve ka qenë në pronësi të bashkëshortes së tij.

Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikimet ndaj biznesmenit Dritan Avllaj, i njohur dhe me pseudonimin “Tan Lepri”, ndërkohë që hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit i kanë sekuestruar telefonin.

Mësohet se biznesmeni Avllaj po hetohet në të njëjtën dosje që Prokuroria e Posaçme ka hapur për ish-numrin 2 të qeverisë Belinda Balluku. Avllaj është marrë në pyetje nga Prokurorët e Posaçëm, por nuk dihet ende nëse është thirrur si person nën hetim, apo si person që ka dijeni në lidhje me dosjen në fjalë.

Verifikimet për Avllajn kanë nisur pas sekuestrimit të një tjetër pajisje celulari nga Prokuroria e Posaçme. Sipas gazetarit Elton Qyno, bëhet fjalë për veprime tregtare në lidhjen e kontratave publike me kompani private në investime në HEC-e, infrastrukturë rrugore dhe parqe fotovoltaike, ku sipas burimeve të SPAK dyshohet se Dritan Avllaj ka vepruar si ndërmjetës, duke lobuar pranë drejtuesve të Ministrisë së Energjitikës dhe Infrastrukturës.

Bashkëshortja e Avllajt, Elona Goxhaj, dyshohet se është një nga përfitueset e këtyre kontratave nga MEI.

“Tan Lepri” nuk është një emër i panjohur as në skenën kriminale shqiptare. Edhe pse ka qenë viktimë e një atentati në Tiranë në vitin 2011, ku mbeti i plagosur nga plumbat që i qëlluan nga persona me skafandra në kokë, ai arriti të mbijetojë dhe vazhdoi të operojë në hije, duke forcuar pozitat e tij.

Emri i tij është përfolur në shumë raste, jo vetëm për lidhjet me krimin, por edhe për skema korruptive në fushën e ndërtimit, veçanërisht në projektet e Kodrave të Liqenit në Tiranë.

Hetimet në Prokurori për këto akuza kanë qenë të shumëfishta; megjithatë, asnjëherë nuk është arritur një përgjegjësi ligjore e plotë, duke e lënë Avllajn të funksionojë lirshëm.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick