237 ditë në hapësirë/ Astronautja thyen rekordin evropian

Facebook
WhatsApp

Ajo rrëfeu me humor se, sapo ekipet e shpëtimit e nxorën nga kapsula, reagimi i saj i parë ishte: “Më dërgoni në hapësirë, ju lutem! Ishte shumë më e lehtë atje lart”.

Astronautja franceze Sophie Adenot është kthyer në Tokë pas 237 ditësh në hapësirë, duke vendosur një rekord të ri evropian për qëndrimin më të gjatë të pandërprerë në orbitë nga një astronaut evropian, grua apo burrë.

Në daljen e saj të parë publike, të shtunën në mëngjes në Këln të Gjermanisë, Adenot u shfaq e lodhur pas misionit të gjatë, por ndau përvojat e saj gjatë afro tetë muajve larg Tokës. Ajo do të ndjekë një program rehabilitimi trejavor, për t’u rikthyer gradualisht në formë pas qëndrimit të zgjatur në hapësirë.

Gjatë rrëfimit të saj, astronautja tha se misioni i kishte bërë të përjetonte një gamë të gjerë emocionesh, nga momentet më të bukura deri te ato më të vështirat. Një nga përvojat më të veçanta, sipas saj, ishte pamja e Tokës nga rreth 400 kilometra lartësi.

Nga ajo largësi, Toka shfaqet si një planet i vetëm, pa kufijtë që ndajnë vendet dhe popujt. Adenot e përshkroi këtë pamje si një kujtesë të faktit se njerëzimi ndan të njëjtën shtëpi.

“Kemi përjetuar të gjitha emocionet njerëzore, nga më të lumturat te më të vështirat”, u shpreh ajo, duke theksuar se nga hapësira nuk shihen ndarjet mes njerëzve, por një planet i përbashkët që duhet vlerësuar dhe mbrojtur.

Kthimi në Tokë, një udhëtim i vështirë

Rikthimi nuk ishte pa sfida. Kapsula me të cilën Adenot dhe tre astronautë të tjerë udhëtuan drejt Tokës u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë, të enjten, pas një udhëtimi rreth 27-orësh.

Adenot tregoi se kapsula u përball me dallgë të forta për rreth 25 minuta. Pas uljes, ekipet e shpëtimit ndërhynë për të nxjerrë astronautët nga kapsula.

Pavarësisht lodhjes dhe vështirësive të kthimit, reagimi i saj i parë ishte plot humor. “Më dërgoni në hapësirë, ju lutem! Ishte shumë më e lehtë atje lart”, rrëfeu astronautja.

Pas përfundimit të misionit, përparësia e saj është rikuperimi fizik dhe përshtatja me jetën në Tokë, pas më shumë se shtatë muajsh në orbitë.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick