Ku paguhen më mirë mësuesit në Evropë?

Facebook
WhatsApp

Paga mesatare vjetore e mësuesve të arsimit fillor varion nga 18.669 euro në Turqi në 74.086 euro në Danimarkë. Në pesëshen e parë renditen gjithashtu Islanda, Irlanda, Gjermania dhe Austria.

Danimarka kryeson për pagat nominale të mësuesve të arsimit fillor, ndërsa Gjermania renditet e para kur pagat përshtaten me koston e jetesës, sipas raportit të OECD-së Education at a Glance 2026.

Sipas të dhënave për vitin 2025, paga mesatare vjetore e mësuesve të arsimit fillor varion nga 18.669 euro në Turqi në 74.086 euro në Danimarkë. Në pesëshen e parë renditen gjithashtu Islanda, Irlanda, Gjermania dhe Austria.

Ndër ekonomitë kryesore evropiane, Gjermania ofron pagat më të larta, ndërsa Italia më të ulëtat, me 32.100 euro në vit. Në Francë, mësuesit përfitojnë mesatarisht 41.968 euro në vit.

Megjithatë, renditja ndryshon kur merret parasysh fuqia blerëse. Gjermania kryeson me 64,143 standarde të fuqisë blerëse (PPS), e ndjekur nga Austria, Danimarka, Irlanda dhe komuniteti flamand i Belgjikës.

Në fund të renditjes gjendet Greqia, me 21.,456 PPS. Ekspertët theksojnë se ndryshimet në paga lidhen jo vetëm me koston e jetesës, por edhe me të ardhurat kombëtare, kualifikimet, përvojën profesionale dhe mundësitë e punësimit në sektorë të tjerë.

Pagat konkurruese dhe kushtet më të mira të punës mbeten sfida për sistemet arsimore evropiane, në përpjekjet për të tërhequr dhe mbajtur mësuesit në profesion.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick