Atentati i parandaluar në Lezhë, lihen në qeli 3 të arrestuarit

Facebook
WhatsApp

Tarja, Ymeri dhe Piroli u arrestuan pak ditë më parë gjatë operacionit policor të koduar “Detajet”, pasi dyshohet se po përgatiteshin të kryenin një atentat, i cili u parandalua nga Policia e Lezhës. Sipas dyshimeve të grupit hetimor, tre të arrestuarit mund të kenë lidhje me tre vrasje të ndodhura gjatë dy viteve të fundit.

Gjykata e Lezhës ka lënë në qeli tre të arrestuarit Elden Tarja, Kristian Ymeri, i njohur edhe si Shkambi, dhe Vinçesk Piroli. Ata u paraqitën këtë të hënë në Gjykatën e Lezhës, nën masa të rrepta sigurie, të shoqëruar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH).

Tarja, Ymeri dhe Piroli u arrestuan pak ditë më parë gjatë operacionit policor të koduar “Detajet”, pasi dyshohet se po përgatiteshin të kryenin një atentat, i cili u parandalua nga Policia e Lezhës. Sipas dyshimeve të grupit hetimor, tre të arrestuarit mund të kenë lidhje me tre vrasje të ndodhura gjatë dy viteve të fundit.

Hetuesit po vijojnë mbledhjen e provave për të verifikuar dyshimet se ata vepronin si vrasës me pagesë. Mes ngjarjeve për të cilat po hetohen janë vrasja e Artan Myrtajt në Sarandë, si dhe dy vrasje të tjera, një në qarkun e Shkodrës dhe tjetra në Mirditë.

Vinçesk Piroli dyshohet nga hetuesit si ekzekutori kryesor në këto ngjarje. Sipas të dhënave të hetimit, Piroli dhe Shkambi u arrestuan teksa lëviznin me një motomjet të vjedhur në Suedi, të armatosur dhe të pajisur me skafandra.

Ndërkohë, Elden Tarja dyshohet se kishte rolin e ndihmësit, duke i pritur me automjet për t’i larguar nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së atentatit të dyshuar. Gjatë operacionit policor, autoritetet sekuestruan tri pistoleta, municion luftarak, motomjetin dhe një automjet tip “Volkswagen”.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick