Mediat italiane kanë deklaruar transferimin e këngëtares së njohur shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa në Milano, një nga qytetet më të njohura të Italisë.
Sipas tyre përveç stilit të jetesës, një faktor që mund të ndikojë në këtë vendim është edhe përfitimi financiar.
Italia ofron një regjim të veçantë tatimor për personat me të ardhura të larta nga jashtë vendit me një taksë fikse vjetore prej 300 mijë eurosh. Këngëtarja dëri më tani nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare për spekulimet që kanë filluar të qarkullojnë së fundmi mbi zhvendosjen e saj në Itali.
Shumë personazhë të famshëm janë zhvendosur në Itali si një destinacion tërheqës për njerëzit e pasur dhe të njohur. Në të dhënat e raportuara nga Assonime rreth 2.500 persona u zhvendosën atje vetëm gjatë vitit 2025.









