Presidenti Begaj reagon: Zyra ime e hapur për dialog!

Facebook
WhatsApp

Kreu i shtetit hotë se dhuna s’është mjet për të shprehur pakënaqësinë, por as forca e policisë s’mund të kalojë kufijtë e ligjit. Edhe ambasada britanike në Tiranë reagoi sot për protestën në kryeqytet, duke theksuar se e drejta për tubim paqësor duhet të respektohet, por nuk mund të përdoret për të justifikuar dhunën,

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar lidhur me protestat dhe traizat në Tiranë, ku thotë se dhuna s’është mjet për të shprehur pakënaqësinë, por as forca e policisë s’mund të kalojë kufijtë e ligjit. Ai shpreh gatishmërinë për të dëgjuar shqetësimet e çdo qytetari dhe mbetet i hapur për dialog me ta. Thirrja e tij mbetet për vetëpërmbajtje e përgjegjësi nga të gjitha palët.

Reagimi i plotë

Presidenti i Republikës ndjek me shqetësim përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave dhe u bën thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përgjegjësi e vetëpërmbajtje.

E drejta për protestë paqësore është themel i demokracisë dhe detyrim i shtetit për ta garantuar. Por dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë, as përdorimi i forcës nga policia nuk duhet të dalë jashtë kufijve të ligjit dhe proporcionalitetit.

Në këtë moment, vendit i duhet më shumë përgjegjësi. Kushtetuta dhe ligji duhet të mbeten kufiri i të gjithëve, pa përjashtim.

Mbetem i gatshëm të dëgjoj te gjitha shqetesimet. Zyra ime është dhe do të mbetet e hapur për çdo të ri e çdo qytetar që dëshiron të shprehet, të dialogojë dhe të kontribuojë për të mirën e vendit.

Edhe ambasada britanike në Tiranë reagoi sot për protestën në kryeqytet, duke theksuar se e drejta për tubim paqësor duhet të respektohet, por nuk mund të përdoret për të justifikuar dhunën, ndërsa kërkoi edhe që policia të veprojë në mënyrë proporcionale dhe u bëri thirrje të gjitha palëve të ulin tensionet.

“Ambasada Britanike në Tiranë nënvizon rëndësinë e të drejtës për protestë paqësore dhe lirisë së shprehjes, të mbrojtura nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Megjithatë, e drejta për të protestuar nuk legjitimon përdorimin e dhunës apo dëmtimin e pronës publike dhe private.

Sikundër, ajo nuk duhet të përballet me veprime joproporcionale nga policia. Ambasada Britanike u bën thirrje të gjitha palëve të respektojnë këto të drejta dhe të kontribuojnë në uljen e tensioneve” thuhet në reagimin e saj në rrjete sociale.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick