Policia i cilëson këto pretendime të pavërteta dhe dashakeqe, duke theksuar se synojnë të shfrytëzojnë ndjenjat nacionaliste për të krijuar një klimë konfliktuale dhe për të cenuar besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit.
Policia e Shtetit ka dalë me një reagim zyrtar, ku rrëzon pretendimet për angazhimin e mercenarëve nga Serbia në protestë, për të kryer arrestime e dhunime në masë ndaj protestuesve.
Policia i cilëson këto pretendime të pavërteta dhe dashakeqe, duke theksuar se synojnë të shfrytëzojnë ndjenjat nacionaliste për të krijuar një klimë konfliktuale dhe për të cenuar besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit.
“Policia e Shtetit shpreh keqardhjen për përhapjen e lajmeve të pavërteta në rrjetet sociale, përmes të cilave pretendohet se në radhët e saj janë angazhuar punonjës policie nga Serbia.
Përhapja e këtyre pretendimeve tërësisht të pavërteta dhe dashakeqe synon të shfrytëzojë ndjenjat nacionaliste për të krijuar klimë konfliktuale dhe për të cenuar besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit.
Policia e Shtetit sqaron se në tubimin e datës 15.10.2026, ashtu si në çdo tubim tjetër, janë angazhuar vetëm punonjës të Policisë së Shtetit, të planëzuar në shërbim në bazë të planit të masave. Pretendimi për angazhimin e punonjësve të policisë nga Serbia është tërësisht i pavërtetë.”-njofton policia.
Policia ka reaguar edhe për videon e filmuar në bulevard gjatë protestës së mbrëmshme ku shihej një burrë, i cili ndodhej mbi një motor bashkë me partneren e tij. Më pas, ai u fut me forcë në një furgon të bardhë.
Sipas policisë, shoqërimi është kryer nga Policia Kriminale pasi personi në fjalë drejtonte protestuesit e tjerë dhe gjuante me zare metalikë drejt efektivëve dhe godinave.
Për videot e fotot e shpërndara në rrjet ku shihen kavo me shufra hekuri brenda që përdoren në vend të shkopit të gomës, policia thotë se ua ka sekuestruar 4 protestuesve të maskuar.
Ndërsa për ngjarjen ku disa persona thyen xhamat e njërës nga godinat në Qytetin Studenti, policia thotë se janë protestues dhe po vijon puna identifikimin e tyre. Policia bën me dije se asnjë punonjës nuk ka dhënë dorëheqjen, ndërsa dje janë lënduar 22 efektivë.









