Nis protesta! Studenti gris certifikatën si fitues i Olimpiadës

Facebook
WhatsApp

Studenti u ka bërë thirrje bashkëprotestuesve të mos ushtrojnë dhunë ndaj efektivëve të Policisë

Ka nisur grumbullimi i studentëve në Rrugën e Durrësit, për  të zhvilluar protestën në ditën e 6-të, para Ministrisë së Arsimit. Nisur nga situata e djeshme, edhe sot priten përplasje të dhunshme me policinë e shtetit.  

Njëri prej studentëve, pasi u ka bërë thirrje bashkëprotestuesve të mos ushtrojnë dhunë ndaj efektivëve të Policisë, në shenjë revolte ka grisur certifikatën që i ishte dhënë nga ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini, si fitues i Olimpiadës së Historisë. Ndërkohë një tjetër, dukshëm shumë i prekur, është ulur në rrugë teksa tha se nuk sheh asnjë perspektivë në Shqipëri. 

“Unë do largohem nga Shqipëria. Do iki, do arratisem nga kjo. Unë punoj me kompani jashtë vendit. Rroga ime është 3 mln lekë. E kam mundësinë të largohem kur të dua. Por dua të jetoj në Shqipëri. Dua të luftoj këtu për ata fëmijë që janë dërrmuar.” – tha studenti.  

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick