Rama: Shpërblim 2500 euro çdo polic që përballet me protestën

Facebook
WhatsApp

Rama u premtoi strukturave drejtuese yë policisë se nga 1 janari i vitit 2027, pagat e të gjitha uniformave blu do të rriten ndjeshëm.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, së bashku me mininstrin e Brendshëm, Ervin Demo.

Gjatë fjalës së tij, Rama u premtoi strukturave drejtuese yë policisë se nga 1 janari i vitit 2027, pagat e të gjitha uniformave blu do të rriten ndjeshëm. Rama po ashtu theksoi se për çdo efektiv që po angazhohet në përballje mme protestën, do ketë një shpërblim prej 2500 eurosh. 

“Në do ta rrisim në mënyrë të konsiderueshme pagën tuaj. Në krye të herës, kur policinë e gjetëm në mëshirë të fatit, të braktisur, bëmë një rritje të konsiderueshme atëherë për t’i thënë policisë që jeni shtylla e shtetit .Por e vërteta është se nuk e kemi rritur mjaftueshëm Por nga 1 janari, paga juaj do të rritet në mënyrë të konsiderueshme, E nga ana tjetër, për të gjithë sakrificën, ne do t’ju vëmë në dispozicion një shumë prej 2500 eurosh, për çdo efektiv që është në këtë front. Keni jo vetëm stresin por dhe nevojën për të shpenzuar për gjëra ekstra. Do jetë e  njëjta shumë për të gjithë sepse jeni të gjithë për një dhe një për të gjithë.“- tha ai.  

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick