Protesta e dhunshme në Milano, protestuesit thyejnë dyqanet

Facebook
WhatsApp

Policia në Milano ka arrestuar të paktën 160 persona brenda katër orëve, pas një serie incidentesh në qendër të qytetit. Sipas të dhënave të raportuara, rreth 80% e të arrestuarve janë të mitur.

Incidentet u përqendruan në Via Torino, një prej rrugëve kryesore tregtare të Milanos, ku grupe të rinjsh sulmuan disa biznese dhe shkaktuan dëme materiale.

Të përfshirët goditën fasadat e dyqaneve të veshjeve dhe këpucëve, ndërsa disa prej tyre hynë me forcë në ambiente tregtare. Gjatë incidenteve, ata nxorën tavolina dhe karrige nga bizneset dhe zhvendosën kazanët e mbeturinave në mes të rrugës.

Për shkak të situatës, autoritetet vendosën të mbyllin përkohësisht stacionin e metrosë në Piazza Duomo, si masë parandaluese për sigurinë e qytetarëve.

Ndërkohë, ndaj të miturve të përfshirë në incidente mund të nisin procedime penale për dëmtim prone dhe kundërshtim të forcave të rendit.

Përleshjet kanë shkaktuar edhe plagosjen e disa punonjësve të policisë. Efektivët e lënduar gjatë incidenteve të një dite më parë kanë kërkuar masa për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të ngjashme dhe për të garantuar sigurinë e banorëve dhe turistëve.

Autoritetet po shqyrtojnë përgjegjësinë e personave të përfshirë në dëmtimin e bizneseve dhe në përplasjet me policinë.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick