Përfshihet nga flakët makina, vdes gazetari Maridon Dhuli!

Facebook
WhatsApp

Pas ndihmës së parë në urgjencën e spitalit të Sarandës, 37-vjeçarin e kanë transportuar me ambulancë drejt Tiranës për trajtim më të specializuar, për shkak të djegieve të shkallës së tretë, ku edhe ndërroi jetë pak orë më vonë.

Një automjet ka marrë flakë gjatë lëvizjes në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, duke i shkaktuar djegie të shkallës së tretë drejtuesit të tij.

Automjeti tip “Volkswagen Touran” drejtohej nga gazetari Maridon Dhuli, 37 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Fterrë të bashkisë Himarë.

Flakët kanë përfshirë automjetin në vendin e quajtur Skërficë, ndërsa disa kalimtarë të rastit i kanë ardhur në ndihmë drejtuesit.

Një qytetar nga Saranda, i cili po udhëtonte nga Tirana, ka ndërhyrë për të shuar flakët në trupin e 37-vjeçarit, duke përdorur xhupin e tij. Ai ka njoftuar gjithashtu shërbimet mjekësore dhe Policinë Rrugore.

Pas ndihmës së parë në urgjencën e spitalit të Sarandës, 37-vjeçarin e kanë transportuar me ambulancë drejt Tiranës për trajtim më të specializuar, për shkak të djegieve të shkallës së tretë, ku edhe ndërroi jetë pak orë më vonë.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe shërbimet zjarrfikëse për shuarjen e flakëve që përfshinë automjetin.

Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, ndërsa ende nuk ka një përfundim zyrtar mbi rrethanat e ngjarjes.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick