20 drejtuesit e institucioneve shtetërore që largohen nga detyra

Facebook
WhatsApp

Ndryshime në drejtimin e 20 institucioneve shtetërore, përfshirë Tatimet, Doganat, QKB-në, ARRSH-në, KESH-in dhe OST-në.

Një valë dorëheqjesh ka përfshirë drejtimin e institucioneve kryesore shtetërore në Shqipëri, ku 20 drejtues kanë lënë detyrën ose u është kërkuar të japin dorëheqjen. Lëvizjet prekin disa prej institucioneve më të rëndësishme në vend dhe shtrihen në disa sektorë të administratës publike.

Sipas Monitor, i cili citon konfirmimet e marra nga disa drejtues të institucioneve shtetërore, lista përfshin 20 drejtues në varësi të ministrive dhe agjencive të ndryshme publike.

Në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, ndryshimet përfshijnë drejtuesit e Tatimeve, Doganave dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB). Ndërsa në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, kërkesat për dorëheqje prekin drejtuesit e institucioneve të rëndësishme në sektorët e energjisë, transportit dhe infrastrukturës rrugore.

Lëvizje janë raportuar edhe në institucionet në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, përfshirë Burgjet, Shërbimin e Provës, Përmbarimin dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave.

Mes emrave të përfshirë në listë është edhe Sadleva Bodo, e cila ishte emëruar drejtuese e Përgjithshme e Burgjeve më 14 tetor.

Lista e 20 drejtuesve të përfshirë në dorëheqje;
Ministria e Drejtësisë

Besmir Kola – drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës.
Ergys Qirici – drejtor i Përgjithshëm i Përmbarimit.
Valdrin Pjetri – drejtor i Agjencisë së Trajtimit të Pronave.
Eduard Merkaj – drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.
Sadleva Bodo – drejtoreshë e Përgjithshme e Burgjeve.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Eltar Deda – administrator i Albpetrolit.
Ami Kozeli – drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH).
Elisian Bici – administrator i Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST).
Viola Haxhiademi – administratore e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).
Ergys Verdho – administrator i Hekurudhës Shqiptare.
Dritan Isaku – drejtor i Përgjithshëm i Albcontrolit.
Agjenci dhe institucione të tjera shtetërore

Silda Anagnosti Çepe – administratore e IdentiTek.
Jonaid Myzyri – administrator i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara.
Ervin Koçi – drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës Financiare.
Laura Plaku Saro – drejtoreshë ekzekutive e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA).
Ardita Kuçi – drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR).
Marjeta Përlala – drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë

Besmir Beja – drejtor i Përgjithshëm i Doganave.
Ilir Binaj – drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.
Etugert Llazi – drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB).

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick