Masakër në kishën orthodhokse në Jordani!

Facebook
WhatsApp

Ngjarja ndodhi gjatë një ceremonie funerale në një kishë në provincën Karak, në pjesën qendrore të vendit, rreth 180 kilometra në jug të kryeqytetit, Amman.

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe 28 të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një kishë orthodhokse në Jordani, njoftuan sot autoritetet.

Ngjarja ndodhi gjatë një ceremonie funerale në një kishë në provincën Karak, në pjesën qendrore të vendit, rreth 180 kilometra në jug të kryeqytetit, Amman.

Sipas Drejtorisë së Sigurisë Publike, persona të armatosur hapën zjarr brenda kishës. Deri në publikimin e lajmit, autoritetet nuk kishin bërë të ditur identitetin e autorëve apo motivet e sulmit.

Zëdhënësi i qeverisë jordaneze, Mohammad al-Momani, deklaroi se shërbimet e sigurisë kishin nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Karak është një zonë ku jeton edhe një pakicë e krishterë.

Sulmi ndodhi në një vend kulti gjatë një ceremonie mortore, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat dhe përgjegjësit e ngjarjes. Kjo provincë është përballur edhe më parë me sulme të përgjakshme.

Në vitin 2016, persona të armatosur sulmuan forcat e policisë dhe një zonë turistike pranë një kështjelle historike në Karak. Atëherë mbetën të vrarë 10 persona, mes tyre shtatë efektivë policie, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën. Sulmuesit u vranë nga forcat e sigurisë pas një përballjeje të gjatë.

https://www.cdnimpuls.com/video/1-6adbc99b08011.mp4

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick