Protesta\ Kush është i riu i plagosur në sy me plumb gome!

Facebook
WhatsApp

Erjon Vishkulli është një emër i njohur për tifozët e futbollit shqiptar. Ai është pjesë e përfaqësisë së grupimit “Tifozat Kuq e Zi” dhe prej vitesh ndjek Kombëtaren shqiptare, duke qenë një nga figurat aktive të tribunave kuqezi.

Erjon Vishkulli është 28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy nga një plumb gome gjatë protestës së sotme në Tiranë. Pamjet e tij me fytyrën e mbuluar nga gjaku qarkulluan me shpejtësi në rrjetet sociale.

Ai u dërgua në spital, ku, sipas raportimeve, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa ende nuk ka informacion zyrtar të plotë për gjendjen e tij shëndetësore.

Vishkulli është një emër i njohur për tifozët e futbollit shqiptar. Ai është pjesë e përfaqësisë së grupimit “Tifozat Kuq e Zi” dhe prej vitesh ndjek Kombëtaren shqiptare, duke qenë një nga figurat aktive të tribunave kuqezi.

Përtej pasionit për futbollin, familja e tij zotëron një biznes të prodhimit të vajit të ullirit në zonën e Elbasanit, një aktivitet i lidhur me prodhimin vendas dhe sipërmarrjen familjare.

Këtë herë, 28-vjeçari ishte në rrugët e kryeqytetit si protestues, por përfundoi i plagosur rëndë. Rrethanat e goditjes dhe përgjegjësia për përdorimin e plumbit të gomës mbeten për t’u sqaruar nga autoritetet, ndërsa shqetësimi kryesor është nëse dëmtimi do të ketë pasoja për shikimin e tij.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick