Protestuesit i lënë dy mundësi Ramës në tryezën e dialogut!

Facebook
WhatsApp

Pas zhvendosjes nga Ministria e Arsimit drejt godinës së qeverisë, protestuesit kanë djegur karriget, duke refuzuar në këtë mënyrë propozimin e kryeministrit për t’u ulur në bisedime.

Protestuesit i kanë dërguar një tjetër mesazh kryeministrit Edi Rama, duke i paraqitur dy mundësi në tryezën e dialogut që ai ka propozuar përpara Kryeministrisë.

Në një pankartë të vendosur përpara kordonit të policisë, ata kanë shkruar: “Rama, zgjidh: ose arrest në shtëpi, ose në qeli!”.

Më herët protestuesit i vunë flakën karrigeve që Edi Rama kishte nxjerrë për dialog me ta. Pas zhvendosjes nga Ministria e Arsimit drejt godinës së qeverisë, protestuesit kanë djegur karriget, duke refuzuar në këtë mënyrë propozimin e kryeministrit për t’u ulur në bisedime.

Ata kanë vijuar thirrjet kundër Ramës, duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe duke deklaruar se nuk pranojnë dialog me kreun e qeverisë. Më herët, përpara Ministrisë së Arsimit u regjistruan tensionet e para, ku disa protestues hodhën gurë drejt godinës së institucionit. Policia mbajti në gatishmëri efektivët dhe autobotët.

Gjatë tubimit janë dëgjuar edhe thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, me të cilat protestuesit kanë kërkuar arrestimin e kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Tensionet e protestës duket se u ndezën gjatë orëve të mbrëmjes. Disa protestues të rinj kanë hedhur gurë në drejtim të selisë së Kuvendit si dhe kapsolla në drejtim të FNSH që po qëndronin në fund të rrugicës pranë Kuvendit.

Tubimi i sotëm u zhvillua vetëm një ditë pas protestës kombëtare të 24 tetorit, e cila u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe policisë, si dhe me përdorimin e gurëve dhe molotovëve.

Sipas të dhënave të raportuara, nga incidentet e një dite më parë mbetën të plagosur 23 persona, mes tyre edhe 28-vjeçari Erjon Vishkulli, i cili raportohet se u godit në sy me plumb gome.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick