Urdhri “urgjent” për policinë në lidhje me protestën

Facebook
WhatsApp

Protestat e studentëve që nisën prej 13 tetorit, janë shoqëruar me episode dhune si nga tubuesit por dhe nga ana e policisë

Gjatë protestave të studentëve, që janë zhvilluar në Tiranë, një nga shqetësimet e ngritura është prania e efektivëve pa numra identifikues. Për këtë, duket se Policia e Shtetit ka marrë masat.

Mësohet se një shkresë zyrtare ka mbërritur në të gjitha komisariatet e Tiranës, e firmosur nga zv.drejtori për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit Edmond Meshini, ku u kërkohet efektivëve zbatimi me korrektësi i detyrimeve të parashikuara sipas ligjit, më specifikisht trajtimi më u kujdesshëm i të miturve.

Nga numrat e identifikimit, tek shoqërimi i të miturve/ Urdhri

Në shkresë kërkohet që të gjithë punonjësit e policisë duhet të jenë të pajisur me numër identifikues, ashtu dhe automjetet që përdoren për operacione.

Urdhri ndalet edhe tek shoqërimi i të miturve. Sipas vendimit, të miturit duhet të shoqërohen në ambiente të veçanta duke u respektuar kapaciteti ligjor. Çdo ambient shoqërimi, investigimi apo zyrë të jetë e pajisur me kamera sigurie si dhe dokumentimi i tyre.

Gjithashtu në shkresë specifikohet që të mos bëhet këqyrja e asnjë pajisje elektronike private pa vendim gjykate si dhe të miturit të jenë të shoqëruar nga prindi/ kujdestari ligjor dhe psikologu gjatë marrjes në pyetje.

Protestat e studentëve që nisën prej 13 tetorit, janë shoqëruar me episode dhune si nga tubuesit por dhe nga ana e policisë. Në rrjetet sociale por dhe në media janë publikuar pamje të rënda të dhunës, por gjithashtu edhe persona civilë që shoqërojnë njerëzit. Po ashtu, është vënë re një kontroll i shtuar në rrugët e qytetit pas shpërndarjes së protestuesve, në tentativë për të ndaluar personat që kanë kryer dhunë.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick