Vishkulli pas dëmtimit në sy: Zoti do sjellë lehtësim!

Facebook
WhatsApp

I riu ka publikuar një foto nga shtrati i spitalit, ku shihet me syrin e fashuar

Erion Vishkulli, 28-vjeçari që u dëmtua në sy gjatë protestës së 24 tetorit, ka reaguar teksa ndodhet për kurim në Itali.

I riu ka publikuar një foto nga shtrati i spitalit, ndërsa shfaqet duke formuar simbolin e shqiponjës me duar. Syri i tij shihet i fashuar, ndërsa nuk dihet ende nëse e ka kryer ndërhyrjen e nevojshme kirurgjikale.

Krah fotos, vishkulli shkruan: “Zoti do krijojë lehtësim para vështirësive”.

Erion Vishkulli u godit me plumb gome në sy dhe pasi mori ndihmën e nevojshme në QSUT, u nis me financim nga shteti drejt Italisë. Deri në momenti ne nisjes për në Romë, raportohet se plumbi ndodhej ende brenda syrit të të riut.

Ndërkohë, nga policia u njoftua se janë pezulluar dy efektivë që dyshet se kanë qenë të përfshirë në dëmtimin e të riut, teksa hetimet mbi ngjarjen vazhdojnë.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick