Tensione para Ministrisë së Arsimit, u vihet zjarri koshave

Facebook
WhatsApp

Prej 15 ditësh, studentët kanë kërkuar përmirësimin e kushteve të studimit, infrastrukturë më të përshtatshme universitare dhe zgjidhje për problematikat me të cilat përballen gjatë procesit mësimor.

Tensione janë regjistruar përpara Ministrisë së Arsimit, teksa protestuesit janë mbledhur për të 15-ën ditë radhazi për të shprehur pakënaqësitë dhe për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.

Protesta, e cila ka nisur në orën 14:00, është shoqëruar me incidente, pasi disa prej pjesëmarrësve kanë marrë koshat e mbeturinave dhe u kanë vënë flakën në mes të rrugës.

Si pasojë e djegies së tyre, në zonë janë krijuar vatra zjarri dhe është përhapur tym, ndërsa situata është tensionuar në afërsi të institucionit ku po zhvillohet tubimi.

Pavarësisht incidenteve, protestuesit kanë vijuar të qëndrojnë përpara Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar që zëri i tyre të dëgjohet dhe institucionet përgjegjëse t’u japin përgjigje shqetësimeve të ngritura.

Prej 15 ditësh, studentët kanë kërkuar përmirësimin e kushteve të studimit, infrastrukturë më të përshtatshme universitare dhe zgjidhje për problematikat me të cilat përballen gjatë procesit mësimor.

Ata kanë shprehur pakënaqësi për mungesën e reagimit ndaj kërkesave të tyre, ndërsa u kanë bërë thirrje edhe studentëve të fakulteteve të tjera që t’i bashkohen protestës, duke theksuar se shqetësimet e ngritura prekin të gjithë komunitetin studentor.

Djegia e koshave të mbeturinave ka shënuar një moment tensioni në ditën e 15-të të protestës, ndërsa tubimi vijon përpara godinës së Ministrisë së Arsimit.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick