Transferimi në burgun e Fierit, Erion Veliaj: Vendim politik!

Facebook
WhatsApp

Vendimi për transferimin është marrë nga autoritetet e burgjeve dhe nuk ka ardhur si rezultat i një kërkese nga vetë kryebashkiaku. Edhe arsyet që kanë çuar në këtë lëvizje nuk janë bërë ende publike nga institucionet përkatëse.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në burgun e Fierit, pas një vendimi të marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Veliaj, i cili prej shkurtit të vitit 2025 qëndronte në paraburgimin e Durrësit pas arrestimit në kuadër të hetimeve të SPAK, tashmë do të mbahet në institucionin e vuajtjes së dënimit në Fier.

Vendimi për transferimin është marrë nga autoritetet e burgjeve dhe nuk ka ardhur si rezultat i një kërkese nga vetë kryebashkiaku. Arsyet që kanë çuar në këtë lëvizje nuk janë bërë ende publike nga institucionet përkatëse.

Ndërkohë pavarësisht kërkesave të vazhdueshme për të fituar lirinë, Gjykata e Lartë vendosi të lërë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm për kreu e bashkisë më të madhe në vend.

Gjykata Kushtetuese e pranoi pjesërisht kërkesën e Veliajt, duke i kërkuar sqarim Gjykatës së Lartë se pse “arresti me burg” është proporcional.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar nga burgu. Veliaj i ka kërkuar publikisht Ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit të ndërhyjnë urgjentisht, të verifikojnë arsyet dhe shkaqet e këtij transferimi sipas tij politik.

“Sot, një grup punonjësish të Policisë së Burgjeve, të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, janë paraqitur në IEVP Durrës për të më transferuar në burgun e Fierit.
Pavarësisht kërkesave të përsëritura, si nga unë ashtu edhe nga avokati im, për t’u njohur me aktin që urdhëron transferimin dhe arsyet që e justifikojnë atë, na është refuzuar vënia në dispozicion e këtij dokumenti.
Një transferim i detyruar, pa më bërë të njohur aktin dhe arsyet ligjore mbi të cilat mbështetet, për mua përbën një rrëmbim policor dhe cenon rëndë të drejtat e mia.
Unë nuk kam dhënë pëlqimin për këtë transferim dhe kam kundërshtuar mënyrën se si po realizohet, pa transparencë dhe pa më mundësuar ushtrimin efektiv të të drejtave të mia ligjore.
I kërkoj publikisht Ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit të ndërhyjnë urgjentisht, të verifikojnë arsyet dhe shkaqet e këtij transferimi politik
“, thotë Veliaj.

Veliaj ndodhet në burg që prej 10 shkurtit të vitit 2025. Prokuroria e Posaçme ka ngritur një sërë akuzash ndaj tij, duke përfshirë korrupsion pasiv në disa raste, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në burg.

Sipas SPAK, shumica e akuzave lidhen me marrje të përfitimeve të paligjshme në 9 raste, ku kompanitë e përfshira kanë përfituar leje ndërtimi dhe fonde publike nga Bashkia Tiranë, në këmbim të favoreve monetare dhe pasurive të paluajtshme.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick