Ambasadori i OSBE: Të dëgjohen qytetarët, dhuna s’është zgjidhje

Facebook
WhatsApp

Gjatë pjesëmarrjes në një aktivitet, Tarran theksoi se çdo nismë që krijon hapësira për dialog dhe konsultim publik duhet të mbështetet, veçanërisht kur bëhet fjalë për përfshirjen e të rinjve në jetën demokratike.

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka komentuar situatën e krijuar nga protestat e ditëve të fundit, duke shprehur shqetësimin për mungesën e dialogut mes qytetarëve dhe institucioneve.

Sipas diplomatit, një nga problemet kryesore që ka vënë re gjatë javëve dhe muajve të fundit është perceptimi i qytetarëve se zëri dhe mendimet e tyre nuk dëgjohen apo nuk merren në konsideratë.

Gjatë pjesëmarrjes në një aktivitet, Tarran theksoi se çdo nismë që krijon hapësira për dialog dhe konsultim publik duhet të mbështetet, veçanërisht kur bëhet fjalë për përfshirjen e të rinjve në jetën demokratike.

Ai nënvizoi se demokracia nuk kufizohet vetëm te pjesëmarrja në zgjedhje, por kërkon angazhim të vazhdueshëm të qytetarëve në diskutimet dhe vendimet që ndikojnë në jetën e tyre.

“Çfarë unë kam parë gjatë këtyre javëve të fundit, ose muajve të fundit, është një mungesë e dialogut. Një mungesë ku njerëzit kanë përshtypje që zëri i tyre nuk dëgjohet, që zëri, mendimi i tyre nuk është marrë në vëmendje.

Dhe çdo rast ku ka mundësi për të organizuar dialogun, për të organizuar konsultimet, duhet të mbështetet dhe për këtë arsye erdha sot.

Ekzistojnë kanale të ndryshme dialogu. Dhe rëndësia është që qytetarët dhe sidomos të rinjtë të kuptojnë që kanë një mundësi për t’u marrë pjesë në debatin publik.

Që demokracia nuk është vetëm një herë në katër vjet të shkosh, të marrësh pjesë në zgjedhje. Që demokracia është një punë e përditshme, është një mundësi që hapet për të gjithë që ata që kanë dëshirë për t’u marrë pjesë në jetën publike, në vendimet e ndryshme ku mendimi i tyre dhe i njerëzve është i rëndësishëm.

Dhe më pëlqeu emri i kësaj aktiviteti, “thuaje”, tamam, “thuaje” tamam, vij këtu dhe thën thuaje, çfarë mendon për çështje të ndryshme që do të diskutohen gjatë këtyre diteve 55 panel të ndryshme që do të organizohen. Dhuna asnjëherë nuk është zgjidhje”, tha Tarran.

Në përfundim të mesazhit të tij, ambasadori i OSBE-së bëri thirrje për shmangien e dhunës dhe për përdorimin e dialogut si mënyrë për të adresuar pakënaqësitë dhe shqetësimet e qytetarëve.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick