Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, i ka hequr fjalën për gjithë seancën e sotme Sali Berishës, kryetarit të PD-së.
Berisha mori fjalën për procedurë, duke folur për të rinjtë e dhunuar gjatë protestave të fundit, por Peleshi e ndërpreu duke i thënë se po bën thirrje për dhunë.
“Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë seancë, java dhe ditët që kaluan, Tirana pa barbaritë më të mëdha ndaj të rinjve shqiptarë, barbari të papara gjatë asnjë pushtimi.Në rrugët e Tiranës u thyen kocka të rinjsh, u çanë kafka, mjetet më të egra u përdorën kundër të rinjve.
Këta parlamentarë që shihni këtu, këta janë më kriminelë se ata që thyejnë kocka, se ata që çajnë kafka. Këta janë kriminelë dhe këta e meritojnë gazin lotsjellës, plumbat e gomës, kafkat e çara, kockat e thyera, jo të rinjtë”, tha Berisha.
Peleshi i ndërpreu fjalën Berishës për gjithë seancën e sotme. “Keni bërë thirrje për dhunë”, i tha Peleshi.
Kuvendi më pas kaloi në 10 minuta pushim, por Berisha u fut direkt në Facebookun e tij.
Në orën 10:00 nisi seanca e Kuvendit për këtë të enjte. Që në nisje të fjalës së kryeparlamentarit Niko Peleshi, deputetët e Partisë Demokratike kanë shkaktuar kaos.
Me fotot e protestuesve të dhunuar gjatë javëve të fundit në duar, deputetët e PD-së kanë goditur tavolinat dhe kanë bërë zhurmë, por Peleshi ka kaluar në votimin e rendit të ditës.
Po ashtu, deputetët e PD-së kanë bllokuar foltoren. Ndërkohë që Sali Berisha po fliste, Peleshi i ndërpreu fjalën, duke i thënë se po bën thirrje për dhunë.
https://www.cdnimpuls.com/video/whatsapp-video-2026-10-29-at-10-23-10-6ae31188540f3.mp4









