Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO i shoqëruar nga policia

Facebook
WhatsApp

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), në kuadër të vijimit të procesit gjyqësor për dosjen e njohur si “Sterilizimi”.

Beqaj është shoqëruar nga një efektiv policie gjatë paraqitjes në gjykatë, ku përballet me akuzën e shpërdorimit të detyrës, të kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë, për një tjetër çështje penale, atë të njohur si dosja “SASPAC”, ish-ministri ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Procesi për dosjen “Sterilizimi” vijon në Gjykatën e Posaçme, ndërsa përgjegjësia penale e ish-ministrit mbetet për t’u përcaktuar nga gjykata.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick