Kujtojmë se Veliaj u zhvendos dje nga Burgu i Durrësit në atë të Fierit, teksa ndodhet në paraburgim prej shkurtit të vitit 2025.
Transferimi i Erion Veliajt në Fier ka shkaktuar përplasje brenda Partisë Socialiste.
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, deputeti Bledi Çuçi i ka kërkuar llogari ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, për dokumentacionin që lidhet me transferimin e ish-kryebashkiakut të Tiranës.
“Ku e ke letrën e transferimit? Duhej ta kishe marrë para se të hyje. Nëse nuk e ke, jep dorëheqjen!”, mësohet t’i ketë thënë Çuçi ministrit gjatë mbledhjes.
Çështja e transferimit të Veliajt ka rikthyer debatet mbi procedurat institucionale, kushtet e izolimit dhe përgjegjësinë e autoriteteve përkatëse. Sipas raportimeve, zhvillimet kanë nxjerrë në pah edhe tensione brenda radhëve të socialistëve.
Kujtojmë se Veliaj u zhvendos dje nga Burgu i Durrësit në atë të Fierit, teksa ndodhet në paraburgim prej shkurtit të vitit 2025.









