Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme, pranë Bankës Kombëtare në qytetin e Korçës, ku kanë mbetur të plagosura dy gra.
Sipas informacioneve paraprake, të dyja gratë kanë pësuar fraktura dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Pas aksidentit, drejtuesi i një automjeti tip BMW është larguar nga vendngjarja, pa pritur mbërritjen e policisë.
Policia ka arritur të identifikojë automjetin dhe ka nisur ndjekjen për të lokalizuar drejtuesin e tij.
Ende nuk ka informacion zyrtar për rrethanat e aksidentit dhe gjendjen e plotë shëndetësore të dy grave të plagosura.









