Të lënduarit, mes tyre dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer, janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Një aksident rrugor është regjistruar sot në aksin kombëtar Librazhd–Përrenjas, në zonën e Dragostunjës, ku janë përfshirë katër automjete. Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur.
Të lënduarit, mes tyre dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer, janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas të dhënave paraprake, tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, autoritetet pritet të zbardhin rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, ndërsa ende nuk ka informacion të plotë mbi mënyrën se si ndodhi përplasja mes katër automjeteve.









