Vjet inskenoi atentatin, kush është 41-vjeçari i arrestuar

Facebook
WhatsApp

Elton Andreica, nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi në maj të 2025, ai është vetëplagosur aksidentalisht në banesë në fshatin Marikaj të Vorës me armën që e mbante pa leje. Më pas, ai ka shtënë disa herë që të inskenonte një atentat ndaj tij.

Një 41-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Vorë, pasi u kap duke mbajtur armë zjarri pa leje.

Mësohet se në pranga ka rënë Elton Andreica, i njohur edhe me mbiemrin Muça, i cili në momentin e ndalimit ka kundërshtuar efektivët e Policisë që ishin vënë në ndjekje të tij. Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti një pistoletë pa leje, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestrua edhe një jelek antiplumb.

Sipas të dhënave paraprake, 41-vjeçari rezulton person me precedentë penalë dhe i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, “Vjedhja me armë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ai dyshohet se ka kundërshtuar edhe më herët efektivët e Policisë gjatë ndërhyrjeve për arrestimin e tij. Ndërkohë, grupi hetimor po verifikon dyshimet për përfshirjen e tij në aktivitete të tjera të paligjshme, veçanërisht në shitjen e armëve të zjarrit.

41-vjeçari nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi në maj të 2025, ai është vetëplagosur aksidentalisht në banesë në fshatin Marikaj të Vorës me armën që e mbante pa leje. Më pas, ai ka shtënë disa herë që të inskenonte një atentat ndaj tij. Për të penguar zbulimin e ngjarjes, 41-vjeçari me dy mbiemra ka hequr DVR-në e një kamere të sigurisë pranë banesës së tij.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Përfshirja”.

Sekuestrohen armë zjarri (pistoletë), jelek antiplumb, municion luftarak, mbetje të dyshuara të lëndës narkotike Kokainë, automjet dhe celular.

Arrestohet në Marikaj, një 41-vjeçar, i cili duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi, transportonte armën e zjarrit, me qëllim trafikimin.

Gjatë arrestimit, 41-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë, efektivët.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i informacioneve të siguruara gjatë punës operative, finalizuan operacionin e koduar “Përfshirja”, në kuadër të të cilit arrestuan në flagrancë shtetasin E. A.(M.), 41 vjeç, banues në Vorë.

41-vjeçari u ndalua teksa drejtonte automjet, në Marikaj, duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”. Ky shtetas ka kundështuar me dhunë, punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale.

Nga kontrolli fizik atij iu gjet 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, të cilët dyshohet se do ta trafikonte, ndërkaq, nga kontrolli në banesë iu gjetën jelek antiplumb dhe mbetje të dyshuara të lëndës narkotike Kokainë.

Punohet për dokumentimin e plotë të përfshirjes së shtetasit E. A.(M.) në veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick