Trump bullizon gazetarin e Reuters për pamjen fizike

Facebook
WhatsApp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar ashpër ndaj një gazetari të agjencisë Reuters, pas një pyetjeje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore dhe anulimin e një udhëtimi elektoral në Kansas.

Përplasja verbale ndodhi të enjten, më 29 tetor, pranë avionit presidencial Air Force One, teksa Trump ishte kthyer nga një aktivitet elektoral në Karolinën e Jugut dhe po u përgjigjej pyetjeve të përfaqësuesve të mediave.

Gazetari Jacob Bogage kërkoi fillimisht të dinte nëse presidenti ndihej mirë, duke marrë parasysh angazhimet dhe udhëtimet e shumta të tij gjatë javëve të fundit, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA.

Trump u shpreh se ishte në gjendje shumë të mirë, por situata u tensionua kur reporteri e pyeti nëse anulimi i vizitës në Kansas mund të ishte shkaktuar nga lodhja.

“Je i çmendur që bën një pyetje të tillë. Je i sëmurë. Me kë je?”, iu drejtua Trump gazetarit.

Kur mësoi se gazetari përfaqësonte agjencinë Reuters, presidenti amerikan vijoi me kritika të ashpra ndaj tij dhe medias për të cilën punonte.

“Je një njeri i sëmurë. Reuters është i tmerrshëm, meqë ra fjala”.

Pavarësisht përpjekjes së reporterit për të sqaruar se pyetja kishte për qëllim vetëm të merrte informacion mbi gjendjen e presidentit, Trump nuk i ndali komentet, duke kaluar këtë herë te pamja fizike e gazetarit.

“Shikojeni këtë njeri, është shumë jashtë forme. Ti je i neveritshëm. Kujdesu për formën tënde fizike, dukesh tmerrësisht keq”, deklaroi presidenti amerikan.

Sa i përket anulimit të udhëtimit në Kansas, Trump hodhi poshtë çdo lidhje me lodhjen apo probleme të mundshme shëndetësore, duke këmbëngulur se ndihej në formë të shkëlqyer.

Sipas tij, prania në aktivitetin elektoral nuk ishte e domosdoshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin ai mbështet, po zhvillonte një garë të mirë.

Në vend të udhëtimit drejt Kansasit, presidenti bëri të ditur se do të merrte pjesë në një aktivitet elektoral në distancë, ndërsa konfirmoi planet për të udhëtuar drejt Floridës.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick