Këlliçi ka pretenduar se efektivët kanë penguar qytetarët të lëvizin lirshëm
Një situatë e tensionuar është regjistruar pak më parë, pranë godinës së Kryeministrisë në Tiranë.
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, janë përfshirë në një përplasje me Policinë e Shtetit.
Këlliçi ka pretenduar se efektivët kanë penguar qytetarët të lëvizin lirshëm, mes tyre edhe pedagogun Aleksandër Biberaj.
“Ishte pedagogu Aleksandër Biberaj, po ecte në rrugë, nuk po e lejonin që të ecte për momentin, e kishin bllokuar. Nuk e lejonin, sepse ka urdhër për të mos kaluar. Nuk kishin asnjë dokument, asgjë. E njëjta gjë edhe me një qytetar që po ecte me biçikletë në rrugë. Nuk e lejonin, sepse kanë vendosur perimetër sigurie”, u shpreh Këlliçi.









