Vrasja në Bulqizë: 62-vjeçari u qëllua me plumb në kraharor

Facebook
WhatsApp

62-vjeçari Urim Fiku  u gjet i pajetë ditën e djeshme në malin e Bulqizës dhe u tha se e sulmoi ariu në mal. Pas ekspertizës mjeko-ligjore të kryer në Tiranë, dyshohet se në trupin e viktimës është konstatuar një plagë e shkaktuar nga armë zjarri, me një predhë plumbi në gjoks.

Ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku humbi jetën 62-vjeçari Urim Fiku, ka marrë një tjetër kthesë, duke ngritur dyshime të forta për një vrasje të mundshme.

Fillimisht u raportua se 62-vjeçari ishte sulmuar nga një ari, teksa kishte dalë në pyll për të kullotur bagëtitë. Megjithatë, ekzaminimet e kryera në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë kanë hedhur dyshime të forta mbi këtë version.

Sipas të dhënave paraprake, në trupin e viktimës është konstatuar një plagë në kraharor, e dyshuar si pasojë e një arme zjarri. Ky zbulim ka bërë që hetuesit të mos përjashtojnë më pistën e vrasjes, duke e zhvendosur hetimin nga një sulm i mundshëm i kafshës së egër drejt një ngjarjeje kriminale.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Mësohet se Fiku kishte arritur të largohej nga vendi ku dyshohet se ishte plagosur dhe të shkonte në banesën e tij. Familjarët, duke dyshuar se ai ishte sulmuar nga një ari, kanë kërkuar menjëherë ndihmë mjekësore.

Ambulanca dhe shërbimet e Policisë kanë mbërritur në banesë, por 62-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital.

Pas konstatimit të plagës së dyshuar nga arma e zjarrit, Policia ka shoqëruar 11 persona për t’i marrë në pyetje, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave që mund të kenë dijeni për rrethanat e saj.

Hetimet po zhvillohen nën drejtimin e Prokurorisë, ndërsa pritet që ekspertiza mjekoligjore dhe dëshmitë e personave të shoqëruar të hedhin dritë mbi atë që ka ndodhur realisht në fshatin Godvi.

Për momentin, pista e vrasjes mbetet një version hetimor dhe jo një fakt i provuar. Pyetja kryesore që kërkon përgjigje është se si u plagos për vdekje 62-vjeçari dhe nëse versioni fillestar i sulmit nga ariu ka qenë një keqkuptim apo fsheh rrethana të tjera të ngjarjes.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick