PD çon në Gjykatën Kushtetuese paketën anti-dhunë

Facebook
WhatsApp

PD do të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese paketën anti-dhunë, ndërsa Jorida Tabaku denoncon gjobitjen e qytetarëve për pjesëmarrjen në protesta

Partia Demokratike do të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese aktin normativ për tubimet, i cili parashikon masa administrative deri në 500 mijë lekë për personat që mbajnë të fshehur identitetin dhe nuk i binden urdhrit të Policisë.

Lajmi u bë i ditur nga deputetja demokrate Jorida Tabaku, gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik. Ajo e cilësoi aktin normativ antikushtetues, duke ngritur shqetësime për cenimin e lirive dhe të drejtave themelore të qytetarëve.

Tabaku akuzoi gjithashtu Policinë për mënyrën e ndërhyrjes gjatë protestave, duke pretenduar se qytetarët po ndalohen në rrugë nga persona me automjete civile dhe pa shenja identifikuese, si dhe po gjobiten për pjesëmarrjen në tubime.

“Të drejtat e njeriut sot janë në një krizë të jashtëzakonshme dhe duhet të flasim. Qeveria ka miratuar në akt normativ që është antikushtetues dhe po them se PD do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë qytetarët kanë filluar të ndalohen rrugëve, të merren peng nëpër rrugët e Tiranës me makina jo policie, pa policë të identifikuar. Qytetarët kanë filluar të gjobiten.” deklaroi Tabaku.

Duke kundërshtuar masat e parashikuara, deputetja ngriti pikëpyetje mbi respektimin e të drejtës për protestë, duke e cilësuar të papranueshme që pjesëmarrja në një tubim të shoqërohet me ndëshkime financiare.

Në çfarë vendi jemi ne ku pjesëmarja në protestë vjen me gjobë. Nuk di nëse ka një vend normal, ku të marrësh pjesë në protestë, të dënohesh me gjobë.”, u shpreh ajo.

Ndërkohë policia ka njoftuar se 36 persona janë gjobitur pasi morën pjesë në protestën e zhvilluar në ditët e fundit, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sipas njoftimit, ndaj këtyre personave është vendosur masë administrative me vlerë 5000 mijë lekë, për shkak se akuzohen që kanë bllokuar rrugën, duke penguar qarkullimin e mjeteve. 

Qeveria miratoi paketën anti-dhunë, ku mes të tjerash, parashikohen gjoba për ata qytetarë që bllokojnë rrugët gjatë protestave qytetare. 

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick