S’ka liri për Hysenin, lihet në arrest shtëpie ish-drejtuesja e SHISH

Facebook
WhatsApp

Vlora Hyseni është nën hetim për dyshimet se ka përdorur informacione sekrete shtetërore në favor të Ergys Agasit, i cili akuzohet nga organi i akuzës si drejtues i një grupi të strukturuar kriminal në kuadër të çështjes së AKSHI-t.

Apeli i Posaçëm ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtuesen e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.

Trupa gjykuese ka rrëzuar kërkesën e mbrojtjes për ndryshimin e masës së sigurisë, duke vlerësuar se vendimet e marra më parë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë duhet të mbeten në fuqi.

Avokati i Hysenit kishte kërkuar një masë më të butë, me argumentin se klientja e tij nuk paraqiste rrezik për t’u larguar nga vendi apo për të prishur provat që lidhen me hetimin.

Megjithatë, gjykata nuk e ka pranuar kërkesën, duke konfirmuar masën e arrestit në shtëpi të caktuar më herët nga gjyqtari Florjan Kalaja.

Në vendimin e saj, Apeli i Posaçëm ka miratuar dy vendimet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, përkatësisht ato të datave 21 dhe 24 shtator 2026.

Po ashtu, në zbatim të nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale, gjykata ka ndaluar publikimin e vendimit deri në përfundimin e hetimeve paraprake.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke nisur nga dita pas njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Kështu, Vlora Hyseni do të vijojë të qëndrojë në arrest shtëpie, ndërsa hetimet ndaj saj janë ende në fazën paraprake.

Vlora Hyseni është nën hetim për dyshimet se ka përdorur informacione sekrete shtetërore në favor të Ergys Agasit, i cili akuzohet nga organi i akuzës si drejtues i një grupi të strukturuar kriminal në kuadër të çështjes së AKSHI-t.

Agasi u arrestua në muajin gusht, ndërsa hetimet për këtë çështje vijojnë. Me vendimin e fundit, Hyseni do të mbetet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, deri në një vendimmarrje të mëtejshme të gjykatës.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick