Shpërthen skandali i torturave në Serbi: Në pranga disa zyrtarë

Facebook
WhatsApp

Nëntë zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë janë arrestuar nën dyshimin për keqtrajtim dhe torturë ndaj disa personave gjatë gushtit të vitit 2025.

Mes të arrestuarve është edhe Milan Vuković, i njohur me nofkën “Baka”, drejtori në detyrë i Njësisë së Paraburgimit Special në Burgun e Qarkut, si dhe Igor Žmirić, komandant i Njësisë Speciale Antiterroriste (SAJ).

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të dyshuarit akuzohen se gjatë natës së 14 dhe 15 gushtit 2025, në garazhin e ndërtesës së Qeverisë së Serbisë, duke vepruar në cilësinë e punonjësve të Njësisë për Mbrojtjen e Personave dhe Objekteve të Caktuara, kanë përdorur forcë dhe kërcënime për t’u shkaktuar dhimbje dhe vuajtje të rënda disa personave.

Sipas autoriteteve, veprimet dyshohet se janë kryer me qëllim marrjen e informacioneve, frikësimin e viktimave dhe ndëshkimin e tyre në mënyrë të paligjshme.

Ndërkohë, më 4 nëntor, Prokuroria e Lartë Publike në Beograd urdhëroi edhe kontrollin e zyrës së Vukovićit në Burgun e Qarkut. Kontrolli u krye në kuadër të verifikimit të një kallëzimi penal anonim, sipas të cilit Marko Kričak, drejtuesi i Drejtorisë së Policisë Kriminale, dyshohej se mbante një telefon celular në qelinë e paraburgimit, në kundërshtim me rregullat në fuqi.

Kričak është arrestuar gjithashtu, së bashku me drejtuesin e Shërbimit për Luftimin e Krimit, Boško Sekulović. Të dy dyshohen për shpërdorim dhe tejkalim të kompetencave zyrtare, si dhe për moskryerje të detyrave funksionale, duke shkaktuar dëme dhe duke shkelur rëndë të drejtat e viktimës, ish-drejtuesit të Policisë së Beogradit.

Hetimet për rastet e përmendura vijojnë, ndërsa të arrestuarit dyshohen për vepra penale që lidhen me ushtrimin e dhunës, torturën dhe shpërdorimin e detyrës zyrtare.

Më herët, autoritetet urdhëruan mbylljen e Alta Bank, mes dyshimeve se vepronte kryesisht për pastrimin e parave të ish presidentit serb dhe njerëzve të lidhur me të.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick