Nations League\ Ja 27 futbollistët e grumbulluar nga trajneri Maran

Facebook
WhatsApp

Kuqezinjtë do të luajnë fillimisht ndaj Finlandës, më 12 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:45. Tri ditë më vonë, më 15 nëntor, Shqipëria do të përballet me Bjellorusinë në transfertë, në stadiumin “Illovszky Rudolf” të Budapestit, në orën 18:00.

Trajneri i kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka shpallur sot listën me 27 futbollistë për dy ndeshjet e radhës në “UEFA Nations League”. Thomas Strakosha nuk ka arritur të rikuperohet në kohë dhe do të mungojë sërish, ashtu si në dy sfidat e mëparshme. Në vend të tij, Maran ka ftuar përsëri Etrit Berishën.

Në listë ka edhe disa ndryshime të tjera. Pas rikuperimit nga dëmtimi rikthehet Arlind Ajeti, ndërsa Qazim Laçi është sërish i gatshëm për kuqezinjtë, pasi mungoi në dy ndeshjet e fundit për shkak të problemeve fizike. Një risi është thirrja e parë për Ysni Ismailajn, futbollistin e Dinamos.

Në listë rikthehet gjithashtu Klevi Qefalija, edhe ai pjesë e skuadrës dinamovite të drejtuar nga Ilir Daja. Pjesa tjetër e grupit mbetet e pandryshuar, me Maran që do të ketë në dispozicion 27 lojtarë për dy përballjet e nëntorit. Kuqezinjtë do ta nisin aventurën e nëntorit me ndeshjen ndaj Finlandës, që do të luhet më 12 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.

Më pas, Shqipëria do të udhëtojë drejt Budapestit, ku më 15 nëntor do të përballet me Bjellorusinë, në stadiumin “Illovszky Rudolf”, në orën 18:00.

LISTA E FUTBOLLISTËVE TË GRUMBULLUAR

Portierë: Etrit Berisha, Alen Sherri, Mario Dajsinani.

Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Klisman Cake, Samuele Sina, Elseid Hysaj, Ysni Ismaili, Mario Mitaj, Stavro Pilo, Naser Aliji.

Mesfushorë: Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Juljan Shehu, Luis Hasa, Feta Fetai, Klevi Qefalija, Ernest Muçi, Arbër Hoxha, Taulant Seferi.

Sulmues: Rey Manaj, Myrto Uzuni, Mirlind Daku, Cristian Shpendi.

Shqipëria kryeson aktualisht Grupin C1 me 9 pikë, ndërsa Bjellorusia dhe Finlanda kanë nga 7 pikë. Dy përballjet e nëntorit do të jenë vendimtare për kuqezinjtë, të cilët synojnë ta mbyllin këtë edicion të Nations League në mënyrën më të mirë të mundshme.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick