Kërcënime për bombë, evakuohen disa media në Irlandë e Britani

Facebook
WhatsApp

Policia irlandeze konfirmoi se ishte në dijeni të kërcënimeve të drejtuara ndaj mediave në Irlandë dhe në vende të tjera të Evropës. Autoritetet kontaktuan organizatat e prekura dhe nisën verifikimet për rastin.

Disa prej organizatave më të mëdha mediatike në Irlandë janë evakuuar pas marrjes së kërcënimeve me bombë, duke shkaktuar alarm në disa prej redaksive më të njohura të vendit. Mes institucioneve të prekura janë transmetuesi publik RTÉ, gazeta Irish Independent dhe radiostacionet NewstalkFM dhe TodayFM në Dublin.

Sipas informacioneve të bëra publike, kërcënimet janë dërguar përmes e-mailit, ku paralajmërohej për shpërthimin e një bombe brenda 45 minutash. Pas marrjes së mesazheve, punonjësve iu kërkua të largoheshin menjëherë nga ambientet e punës.

Policia irlandeze konfirmoi se ishte në dijeni të kërcënimeve të drejtuara ndaj mediave në Irlandë dhe në vende të tjera të Evropës. Autoritetet kontaktuan organizatat e prekura dhe nisën verifikimet për rastin.

Kryeministri irlandez Michael Martin e cilësoi situatën shqetësuese, duke theksuar se siguria e qytetarëve mbetet përparësi. Ai e lidhi ngjarjen edhe me një valë të mëparshme kërcënimesh të rreme me bombë, që një ditë më parë prekën 21 fluturime në disa vende evropiane, përfshirë ato të kompanive Ryanair dhe Aer Lingus.

Pranë selisë së RTÉ në Donnybrook u mblodhën dhjetëra punonjës, ndërsa policia zhvilloi kontrolle me qen të specializuar për zbulimin e eksplozivëve. Situata solli edhe ndërprerje të disa transmetimeve të drejtpërdrejta radiofonike. RTÉ kaloi përkohësisht në programe të regjistruara, ndërsa Radio 1 vijoi transmetimin përmes një automjeti të redaksisë së lajmeve.

Më vonë, prezantuesja e NewstalkFM, Claire Byrne, njoftoi dëgjuesit se kërcënimi ndaj stacionit ishte vlerësuar si i rremë dhe se punonjësit mund të riktheheshin në ndërtesë.

Kërcënim sigurie edhe për Sky News në Londër

Disa orë pas evakuimeve në Irlandë, edhe grupi mediatik britanik Sky njoftoi se kishte marrë një kërcënim sigurie. Në një deklaratë të transmetuar nga Sky News, grupi bëri të ditur se ishte një prej disa organizatave mediatike që kishin marrë mesazhe kërcënuese.

Sky konfirmoi se kishte vlerësuar situatën dhe kishte njoftuar autoritetet përkatëse, duke theksuar se siguria e punonjësve ishte përparësia kryesore. Grupi bëri me dije se po bashkëpunonte me institucionet për të garantuar mbrojtjen e stafit dhe vijimin e operacioneve.

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje mbi autorët e kërcënimeve. Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar origjinën dhe seriozitetin e mesazheve.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick