Aksident në minierën e Martaneshit, humb jetën minatori

Facebook
WhatsApp

Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti dhe identiteti i viktimës. Grupi hetimor pritet të kryejë veprimet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën minerare të Martaneshit, ku një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në minierë.

Ngjarja është regjistruar ditën e sotme ndërsa rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti mbeten ende të paqarta.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, një ambulancë e Spitalit të Bulqizës është nisur drejt vendngjarjes, së bashku me grupin hetimor, për të kryer veprimet e nevojshme.

Deri në këto momente nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës. Pritet që hetimet dhe këqyrja e vendngjarjes të hedhin dritë mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Aksidenti rikthen në vëmendje çështjen e sigurisë në minierat e zonës së Bulqizës, ku edhe më parë janë regjistruar ngjarje me pasoja fatale.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick