Elektricisti kishte ndërhyrë për të riparuar një defekt në një shtyllë elektrike, por sipas të dhënave paraprake, nuk ishte njoftuar dispeçeria e OSHEE-së. Gjatë ndërhyrjes dyshohet se ai ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, duke humbur jetën.
Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku ka humbur jetën një elekrtiçist.
Policia e Shkodrës bën me dije se 34-vjeçari me inicialet A.N, është gjetur pa shenja jete, ndërsa paraprakisht dyshohet se ka rënë në kontakt me egjergjinë elektrike gjatë riparimit të një defekti.
Po sipas policisë, ai ishte thirrur nga banorët e zonës, dhe ishte jashtë orarit të punës në OSHEE.
“Rreth orës 20:36, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është dërguar pa shenja jete shtetasi A. N., 34 vjeç, me detyrë elektricist i zonës.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se 34-vjeçari ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, gjatë kohës që po kryente riparimin e një defekti në një shtyllë elektrike, pasi ai ishte thirrur jashtë orarit të punës nga disa familje, të cilat kishin mungesë të energjisë elektrike, në fshatin Bardhaj, por pa njoftuar dispeçerinë e OSHEE-së.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton Policia.
Ngjarja tragjike e sotme, e çon në 10 numrin e elektriçistëve të OSHEE-së që kanë humbur jetën gjatë vitit të fundit, duke rritur shqetësimet për sigurinë në punë.









