Shqipëri-Itali, bashkëpunim më i ngushtë në luftën kundër krimit

Facebook
WhatsApp

Hita bëri të ditur se gjatë vitit 2026 janë zhvilluar 31 operacione, ndërsa theksoi se një ndër prioritetet kryesore për periudhën në vijim do të jetë parandalimi i përfshirjes së të miturve në veprimtari kriminale.

Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza e Italisë kanë zhvilluar so një konferencë të përbashkët, ku në fokus ka qenë forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Gjatë fjalës së tij, drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, deklaroi se lufta kundër kultivimit të kanabisit duhet të shtrihet në të gjitha hallkat e veprimtarisë kriminale, nga financimi dhe kultivimi deri te shpërndarja dhe trafikimi.

Hita bëri të ditur se gjatë vitit 2026 janë zhvilluar 31 operacione, ndërsa theksoi se një ndër prioritetet kryesore për periudhën në vijim do të jetë parandalimi i përfshirjes së të miturve në veprimtari kriminale.

“Lufta kundër kanabisit duhet të vijojë deri në goditjen e zinxhirit të shpërndarjes, me qëllim që droga të mos përfundojë te të rinjtë. Fokusi gjatë dy muajve të fundit dhe vitit të ardhshëm do të jetë parandalimi i përfshirjes së të miturve në këtë veprimtari kriminale”, u shpreh Hita.

Ai garantoi se Policia e Shtetit do të vijojë të thellojë rezultatet në luftën kundër kultivimit të kanabisit, duke goditur çdo hallkë të aktivitetit kriminal, përfshirë financimin, kultivimin, shitjen dhe trafikimin.

“Garantoj qytetarët dhe partnerët tanë se Policia, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese, është e angazhuar maksimalisht për të goditur krimin në përgjithësi dhe krimin e organizuar në veçanti”, deklaroi Hita.

Ndërkohë, Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se operacionet e përbashkëta të Policisë së Shtetit me partnerët ndërkombëtarë janë shtuar, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në luftën kundër kriminalitetit.

Gjatë konferencës për mediat, Demo nënvizoi se lufta kundër krimit nuk është vetëm një detyrë institucionale, por një detyrim ndaj qytetarëve.

Ai theksoi se Policia e Shtetit është e angazhuar për të garantuar sigurinë publike dhe se puna në këtë drejtim do të vijojë edhe në të ardhmen.

“Policia e Shtetit punon dhe do të punojë që qytetarët në vend të ndihen gjithnjë e më të sigurt”, u shpreh ministri.

Demo vuri në dukje se bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë mbetet një element i rëndësishëm në forcimin e luftës kundër krimit dhe goditjen e veprimtarive kriminale.

Përfaqësuesit e Guardia di Finanza-s nënvizoi se bashkëpunimi mes tyre dhe Policisë së Shtetit kanë dhënë rezultate.

Ata deklaruan se kanë shtuar monitorizmin nga ajri, duke luftuar mbjelljen e kanabisit. Sipas tyre, monitorizimi nga ajri është shtuar, edhe për shkak të mjeteve moderne, që përdoren tashmë për vëzhgim.

Sipas Guardia di Finanza-s, mbjellje më tepër e kanabisit në Shqipëri ndodh në veriun e vendit, ku trafikantët sa vjen dhe kanë më pak territor, për mbjellje të lëndëve narkotike.

“Dua të paraqes reultatet konkrete në operacione kundër drogës. Ne punojmë me mjetet më moderne, me helikopterë që mund të vëzhgojnë nga ajri në çdo kohë, këto mjete ka sensorët më të mirë ajrorë.

Kemi identifikuar zonat e dyshimta. Kemi një rritje të aftësive të operative si dhe një efikasitet dhe vlerë të bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër trafikut ndërkombëtar të narkotikëve. Kemi arritur edhe zona të vështira, sidomos në veriun e Shqipërisë.

Trafikantët po zgjedhin vende, që janë më izoluara, për shkak se tashmë disponojmë mjetet e duhura për të vëzhguar më shumë nga ajri.”-u shpreh përfaqësuesi i Guardia di Finanza-s.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick