Rama nga Parisi për protestat në Shqipëri: Ka arsye për reflektim

Facebook
WhatsApp

Rama thotë se ekonomia e Shqipërisë është rritur dhe se shqiptarët tashmë kanë pritshmëri më të larta, teksa shtoi se negociatat me Bashkimin Europian do të mbyllen në vitin 2027.

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim në Forumin e Paqes në Paris, ku po merr pjesë. Kryeministri është ndalur të flasë sërish për protestat që po zhvillohen në vend, duke përsëritur se tubimet e dhunshme nuk kanë lidhje me protestat që u mbajtën prej muajit qershor, kundër projektit të Jared Kushner.

Sipas Ramës, në protestat e dhunshme kanë marrë pjesë të rinj të radikalizuar nga Irani, partitë e opozitës dhe nga Antifa.

“Në rastin tonë, protestat kanë veçantitë e tyre në të njëjtën kohë, do të bëja një dallim mes asaj që ka ndodhur në fillim në manifestimet e fillim qershorit ku pati numër të madh njerëzish nga të gjitha fushat e jetës që shprehnin shqetësimet të cilat erdhën për rrjedhojë të projektit famshëm që lidhet me Jared Kushner, dhëndrit të Donald Trump. Dhe ishte si një lloj shamie flamuri kuq që nxiti zemërimin në qytetin tonë. Nga kjo pastaj, mbeti një numër i vogël i protestuesve që përshkallëzuan në dhunë që është e papranueshme që nuk ka të bëjë më me atë çka ishte protesta në fillim. Është një situatë komplekse në mbarë Europën që do përkufizoje si përplasje mes botës reale dhe botës së mediave sociale ku shumë të rinj marrin informacion dhe dezinformacionin dhe për të përshkallëzuar në protesta.

Mendoj se ku ka protestë ka arsye për të reflektuar në përpjekje për të gjetur se çka në sfond. Sfondi është kompleks një mori gjërash që janë njësoj si një tenxhere ku zien gjithçka nga shqetësimi për mjedisin, gjepura antisemite të ushqyera nga armiqtë e vendit, republika khomeniste e Iranit, dhe parti të opozitës që fshihen pas fëmijëve të radikalizuar me iluzionet e ANTIFA. Dhe më tej nga njerëz që kanë shqetësimet legjitime për kosto të jetesës njerëz të paguar nga krimi. Shumë komplekse që në fund nuk duhet trajtuar në një mënyrë por në disa mënyra dhe rregulla të ndryshme, të përpiqesh të krijosh dialog të reflektosh, çka ne e bëjmë gjithë kohës. Që reflektuam te buxheti, rregullat e shtetit, policisë, prokurorisë gjykatat për personat që kanë kryer dhunë.”- tha Rama.

Rama thotë se ekonomia e Shqipërisë është rritur dhe se shqiptarët tashmë kanë pritshmëri më të larta, teksa shtoi se negociatat me Bashkimin Europian do të mbyllen në vitin 2027.

“Vendi zhvillohet, pagat rriten, ekonomia rritet, turizmi rritet, por edhe ambiciet e pritshmëritë e njerëzve rriten po ashtu. Ajo me të cilën po përballemi, është evoulim i pritshmërive më të larta. Jemi shumë shpesh të pranishëm në shtypin francez për lajme të mira. Është një vend ndryshe. Askush nuk premton dot gjë në lidhje me Europën, sepse nuk i dihet.

Nuk premtoj dot për gjëra që nuk varen prej meje. Komisioni Europian është shprehur se vitin tjetër duhet të punojmë me traktatin e anëtarësimit. Nëse gjithçka shkon mirë, në 2027 do i mbyllim negociatat. Por duhet parë se ku do të jetë edhe BE pas dy ose tre vitesh”, theksoi ai.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick