Berisha: Kreu i ri i SHISH kopje e Vlora Hysenit

Facebook
WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar zgjedhjen në krye të SHISH, të Esmeralda Hasanit.

Ai tha në një dalje për mediat se kur emërimet bëhen nga kryeministri Edi Rama, drejtuesit e Shërbimit Informativ nuk mund të jenë gjë tjetër veç Vlora Biss, duke ironizuar ish-drejtoreshën e hetuar nga SPAK, Vlora Hyseni.

“Emrin e Esmeraldës e kam dëgjuar kur u emërua në krye të Shërbimit. Në këtë kuadër, nuk e di se çfarë funksioni ka pasur. Pasi nuk ka pasur sv.drejtor. Një gjë është e sigurt, se ajo përsa i përket faktit se kur emërohet nga Edi Rama, është Vlora Bis. Nuk mund të jetë tjetër veçse Vlora.”, tha ai.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha,u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku është pyetur lidhur me kallëzimin që ka bërë ndaj gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka. 

Në një prononcim për mediat pas daljes nga SPAK, Berisha tha se paraqitja e tij u bë me kërkesë të prokurorisë, në zbatim të një urdhri të gjykatës në lidhje me çështjen e Irena Gjokës. Sipas tij, gjyqtarja, ndaj së cilës ai është kallëzues, kishte kërkuar që të pyetej, pasi nuk ishte marrë asnjëherë në pyetje gjatë tre viteve.

“Erdha me kërkesën e SPAK-ut, bazuar në urdhrin e gjykatës së çështjes së Irena Gjokës, kallëzues i së cilës jam unë. Kishte kërkuar të pyetem, sepse si kallëzues nuk isha pyetur asnjëherë”, deklaroi Berisha.  

Kreu i PD-së theksoi se ky është kallëzimi i parë që ka bërë ndaj një personi gjatë gjithë jetës së tij, duke shtuar se, sipas tij, çështja nuk ka karakter personal, por synon ndëshkimin ligjor të një personi. 

 “Ky është kallëzimi i parë që kam bërë ndaj një personi në të gjithë jetën time. Kallëzimi nuk ka asgjë personale, por synon ndëshkimin ligjor të një personi që përbën turpin e një njeriu”, u shpreh ai. 

Sali Berisha e ka depozituar kallëzimin në SPAK ndaj gjyqtares Irena Gjoka në tetor 2023, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, të parashikuar nga neni 248 i Kodit

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick