Një aksion blic policor u zhvillua mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Vlorës, ku forca të shumta të FNSH-së dhe strukturave të Krimeve kanë zbarkuar në disa zona.
Operacioni është përqendruar kryesisht në lagjen Çole, përgjatë rrugës Transballkanike dhe në zonën e Ujit të Ftohtë.
Efektivët kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle ndaj automjeteve, personave dhe ambienteve të ndryshme në këto zona.
Sipas informacioneve paraprake, aksioni synon identifikimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, evidentimin e rasteve të armëmbajtjes pa leje, si dhe parandalimin e aktiviteteve kriminale.
Forcat policore vijojnë kontrollet në disa pika të qytetit, ndërsa deri më tani nuk ka informacione zyrtare për persona të arrestuar apo të shoqëruar.









