Trump jep sinjale për ndërhyrje ushtarake në Kubë

Facebook
WhatsApp

Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të hapur mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake në Kubë, duke deklaruar se synon ta zgjidhë çështjen e ishullit komunist përpara përfundimit të mandatit të tij në vitin 2029…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nuk e ka përjashtuar mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake në Kubë, ndërsa ka vendosur për herë të parë një afat kohor për zgjidhjen e çështjes së vendit që prej dekadash qeveriset nga regjimi komunist.

Në një intervistë telefonike të enjten për Hugh Hewitt, drejtues i Salem News Channel, Trump u pyet drejtpërdrejt nëse administrata amerikane po shqyrton mundësinë e ndërhyrjes ushtarake për të çliruar Kubën.

“Dua ta zgjidh çështjen e Kubës përpara se të largohem”, deklaroi Trump, duke theksuar se administrata e tij po e ndjek nga afër situatën në ishull.

Presidenti amerikan e përshkroi Kubën si një shtet që ka dështuar, ndërsa nuk dha hollësi për mënyrën se si synon ta realizojë objektivin e tij.

Sipas Politico, kjo është hera e parë që Trump përcakton një afat kohor për një operacion të mundshëm amerikan ndaj Kubës, duke e lidhur atë me përfundimin e mandatit presidencial në janar 2029.


Gjatë intervistës, Trump përmendi edhe sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, i cili ka origjinë kubaneze, duke deklaruar se edhe ai do ta dëshironte një ndërhyrje të tillë.

“Do të doja të isha në gjendje ta bëja këtë për njerëzit, për kubanët që erdhën në Amerikë dhe që u trajtuan shumë keq”, u shpreh presidenti amerikan.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick