Veliaj: PS më e madhe se kryetari, mocion mosbesimi

Facebook
WhatsApp

Veliaj kërkon shkarkimin e Ramës nga posti i kryetarit të Partisë Socialiste.

Kryebashkiaku në detyrë i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim që prej shkurtit të vitit 2025, i ka dërguar një letër anëtarëve të Asamblesë Kombëtare së PS-së e cila do të mbahet sot me fillim nga ora 10:00 në Gjirin e Lalëzit, duke kërkuar “aktivizimin e procedurës statutore të mocionit të mosbesimit ndaj kryetarit të PS-së, Edi Rama”.

Ai thotë se Partia Socialiste është më e madhe se kryetari, ndaj “nga qelia ku më kanë kyçur vetëm trupin” kërkon llogaridhënie për mënyrën e drejtimit të partisë nga kryetari Rama.

“Prova e vërtetë e një drejtuesi nuk është sa gjatë arrin ta mbajë pushtetin, por çfarë institucionesh lë pas, për shtetin dhe njerëzit e tij”, shkruan ai ndër të tjera.

Veliaj ua ka dërguar këtë letër me mesazh të gjithë anëtarëve të PS-së që do të marrin pjesë në Asamble, kjo pasi më herët kërkoi leje nga drejtësia për të qenë fizikisht në këtë aktivitet, por që duket se i është refuzuar.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur disa ditë më parë Veliaj akuzoi kryeministrin Rama se e kishte kërcënuar nëpërmjet ministrit të Drejtësisë, Gogu, duke i kërkuar të pranonte se qëndronte pas protestave të studentëve, si dhe të delegonte përgjegjësinë e tij si kreu i Bashkisë Tiranë tek Arbër Hajdari. 

Pas muajsh në paraburgimin e Durrësit, Veliaj u transferua në atë të Fierit ku u ankua për kushtet në të cilat u vendos, teksa sipas avokatit dhe vetë atij, nuk i është vendosur në dispozicion asnjë shkresë për transferimin, gjë që ka sjellë edhe kallëzimin prej avokatit Plarent Ndreca të drejtores së përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo.

Letra e Veliajt:

PARTIA SOCIALISTE ËSHTË MË E MADHE SE KRYETARI I SAJ!

Sot, nga qelia ku më kanë kyçur vetëm trupin, iu drejtova Asamblesë Kombëtare të PS-së me një fjalim për atë që ishim, atë që jemi bërë dhe atë që duhet të bëjmë.

Quo Vadis, PS?

Pse kemi zëvendësuar debatin me heshtjen, solidaritetin me frikën dhe meritokracinë me besnikërinë personale?

Në fjalimin tim kërkoj debat të hapur, llogaridhënie për mënyrën e drejtimit të partisë dhe aktivizimin e procedurës statutore të mocionit të mosbesimit ndaj kryetarit të PS-së, Edi Rama.

“Prova e vërtetë e një drejtuesi nuk është sa gjatë arrin ta mbajë pushtetin, por çfarë institucionesh lë pas, për shtetin dhe njerëzit e tij.”

Të gjitha çështjet që kam ngritur na çojnë te një pyetje që nuk mund të shmanget: kush mban përgjegjësi për mënyrën se si drejtohet sot Partia Socialiste? Përgjegjësia politike nuk mund të shpërndahet në mënyrë të tillë që, në fund, të mos mbetet askush përgjegjës. 

Edi Rama është njëkohësisht kryeministër dhe kryetar i Partisë Socialiste. Ai ka drejtuar për vite të tëra proceset kryesore politike dhe organizative të saj. Për këtë arsye, përgjegjësia kryesore politike për modelin e drejtimit të partisë, për funksionimin e organeve të saj dhe për mekanizmat e llogaridhënies i takon atij. Kjo nuk përjashton përgjegjësinë e askujt tjetër.

Edhe unë kam përgjegjësinë time për vendimet që kam marrë, për gabimet që mund të kem bërë dhe për mënyrën se si kam ushtruar funksionet që më janë besuar. Nuk kërkoj përjashtim nga ky standard. Por përgjegjësia ime dhe e drejtuesve të tjerë nuk mund të shërbejë si arsye për të shmangur shqyrtimin e përgjegjësisë së kryetarit të partisë.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick