Si pasojë e përplasjes humbi jetën drejtuesi i njërit prej automjeteve, B. O., 42 vjeç, si dhe shtetasja M. F., e cila udhëtonte si pasagjere në automjetin që drejtonte A. F.
Bilanc tragjik nga aksidenti i rëndë që ndodhi paraditen e sotme në Rrugën e Arbrit. Dy persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë dërguar në spital pas përplasjes së dy automjeteve në zonën e Xibrit, pranë tunelit të Murrizit.
Sipas njoftimit paraprak të Policisë së Tiranës, aksidenti ndodhi rreth orës 10:15, kur u përplasën dy automjete që drejtoheshin nga shtetasit B. O., rreth 42 vjeç, dhe A. F., rreth 45 vjeç.
Si pasojë e përplasjes humbi jetën drejtuesi i njërit prej automjeteve, B. O., 42 vjeç, si dhe shtetasja M. F., e cila udhëtonte si pasagjere në automjetin që drejtonte A. F.
Policia konfirmoi gjithashtu se pesë persona të tjerë janë transportuar drejt spitalit për kontroll dhe ndihmë mjekësore. Deri tani nuk ka informacion të detajuar për gjendjen e tyre shëndetësore.
Në vendngjarje mbërritën dy autoambulanca, të cilat transportuan personat e dëmtuar drejt spitalit. Grupi hetimor ndodhet në vendin e aksidentit dhe po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e përplasjes.
“Rreth orës 10:15, në Xibër, në afërsi të tunelit të Murrizit, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit B. O., rreth 42 vjeç dhe shtetasi A. F., rreth 45 vjeç.
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi B. O., rreth 42 vjeç dhe shtetasja M. F., pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin A. F.
Gjithashtu, janë dërguar 5 shtetas në spital, për kontroll mjekësor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”-njofton policia.









