Shpërthim me tritol në një dyqan lulesh në Tiranë

Facebook
WhatsApp

Një dyqan lulesh në zonën e Tufinës është bërë sërish shënjestër e një shpërthimi me tritol, vetëm dy javë pas incidentit të parë

Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka ndodhur gjatë orëve të natës në një dyqan lulesh në zonën e Tufinës, në kryeqytet.

Nga shpërthimi është shënjestruar biznesi në pronësi të Asllan Koçit, i cili rezulton të jetë përballur edhe më parë me një ngjarje të ngjashme.

Sipas të dhënave paraprake, rreth dy javë më parë, në të njëjtin subjekt ishte regjistruar një tjetër shpërthim me lëndë plasëse në datën 1 nëntor, duke bërë që ky të jetë shpërthimi i dytë brenda një kohe të shkurtër.

 “Situata është shumë keq, kjo është hera e dytë. Prej djalit që luan bixhoz, më kanë marrë lekë, duan dhe 240 milionë. Përnatë kam qëndruar roje. Policia ka nisur kërkimet, por ende nuk e ka kapur”, thotë Asllan Koçi.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbuluar rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet këqyrja e vendit dhe administrimi i provave që mund të çojnë në identifikimin e autorëve.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick